24 të vdekur nga përplasja e trenave në Indi

Ilustrim

Në Indi, dy trena pasagjerësh janë përplasur në një urë, e cila është dëmtuar nga vërshimet, duke shkaktuar vdekjen e së paku 24 personave.

Trenat kanë qenë duke kaluar njëri-tjetrin në qytetin Karda të rajonit Mardhia Pradesh, kur vërshimet e shkaktuara nga shirat e furishëm, kanë goditur urën.

Shinat janë shkatërruar dhe disa nga vagonat janë përmbytur.

Zyrtarët thonë se së paku 25 njerëz janë plagosur dhe rreth 300 të tjerë janë shpëtuar.

Megjithatë, nuk është ende e qartë se sa njerëz kanë qenë në të dy trenat.