DASH: Kosova nuk përmbush kriteret për luftimin e trafikimit

Kosova është destinacion për gratë, fëmijët dhe burrat të cilët i nënshtrohet trafikimit seksual dhe punës të detyrueshme, përfshirë në industrinë e restoranteve.

Kështu thuhet në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për trafikim të qenieve njerëzore.

Raporti ka rënditur Kosovën në kategorinë e dytë, të të ashtuquajturës “Tier-2”, ku rangohen shtetet, qeveritë e të cilave nuk i përmbushin kriteret minimale për luftimin e kësaj dukurie, por po bëjnë përpjeke për t’i arritur këto kritere.

Viktimat më të shpeshta të trafikimit seksual në Kosovë janë vajzat, edhe pse grupet kriminale në Kosovë detyrojnë gra nga Shqipëria, Serbia, Rumania dhe vende tjera të Evropës të merren me prostitucion, thuhet në raport.

Siç potencon raporti, gratë dhe vajzat u nënshtrohen trafikimit seksual nëpër shtëpi private, klube të natës dhe komplekse të masazheve. Trafikantët u premtojnë vende pune si vallëtare apo këngëtare në lokale të ndryshme, por më vonë i detyrojnë në trafikim seksual.

Fëmijët e Kosovës dhe të shteteve fqinje detyrohet të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve.

“Qeveria e Kosovës nuk përmbush plotësisht as minimunim e standardeve për eliminimin e trafikimit; megjithatë është duke bërë përpjekje të vërejtshme për të bërë një gjë të tillë. Ajo rriti numrin e dënimeve të trafikimit por dënime të lehta u imponuan dhe ndoqi penalisht pak të dyshuar”, shkruan rapoti.

Aty potencohet se Qeveria e Kosovës ka rritur fondet për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, pork a dështuar të krijojë një fond kompenzimi, i cili kërkohet me ligj.

Megjithatë, sipas raportit, qeveria ka identifikuar më pak viktima, në krahasim me periudhën e njëjtë të raportimit.

Rekomandimet për Kosovën

Departamenti amerikan i Shtetit rekomandon Kosovën që të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, përfshirë zyrtarët e involvuar.

Kosova inkurajohet që të sigurojë trajnime anti-trafikim për gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e sigurisë; të ngrisë përpjekjet për të identifikuar personat që detyrojnë fëmijët të kërkojnë lëmoshë dhe të implementojë plotësisht ligjin për mbrojtjen e viktimave.

Mes tjerash, Kosovës i kërkohet të identifikojë personat e përfshirë në trafikim seksual, trafikim me migrantë dhe të sigurojë liri dhe strehim për viktimat.

Ndjekja

Raporti thotë se Kosova ka rritur përpjekjet anti-trafikim, por thotë se trafikantët e dënuar, kanë marrë dënime të lehta.

Autoritetet kanë hetuar 155 raste të reja të trafikimit gjatë periudhës së raportimit, që shënon ngritje nga 91 rastet e vitit 2013

Por, raporti rithekson se dënimet ishin të dobëta: Shumica u dënuan me më pak se 2 vjet burgim, apo paguan gjoba modeste.

Gjykatat trashëguan 83 raste të trafikimit nga vitet e kaluara dhe 93 ndjekje penale mbetën të hapura deri në fund të vitit 2014, bën të ditur raporti.

Raporti i depatmentit thotë se Kosova vazhdoi të bëjë përpjekje që të mbrojë viktimat përmes njësiteve të specializuara të policisë, gjeti raste të trafikimit seksual dhe të kërkimit të lëmoshës me detyrim, por thekson se nuk kanë zbuluar ndonjë rast të punës me detyrim.

“Edhe pse qeveria ka bërë përpjekje për të parandaluar trafikimet duke punuar me organizata joqeveritare dhe ekspertë ndërkombëtare dhe duke bërë fushata vetëdijesimi, ajo nuk ka treguar përjekje për të reduktuar kërkesat për akte seksuale me pagesë, apo punë të detyrueshme”, thuhet në raport.