Fustanet si dhuratë solidarizimi

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë ka vazhduar mbledhja e fustaneve dhe fundeve për të kontribuar në instalacionin artisitik “Mendoj për ty” të artistes Alketa Xhafa-Mripa, i cili i dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga. Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse të rrobave në fushën e stadiumit të Prishtinës, më 15 qershor.