Jahjaga dhuron fustanin për projektin "Mendoj për ty"

Prishtinë, 8 maj 2015.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim artisten Alketa Xhafa-Mripa dhe producenten Anna Di Lellio, për të lansuar instalacionin artisitik “Mendoj për ty”, i cili u dedikohet grave viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Sipas një njoftimi nga Presidenca, Jahjaga ka përgëzuar artistën Xhafa-Mripa për këtë iniciativë, që synon të ngrejë vetëdijen shoqërore për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Instalacioni do të realizohet duke vendosur mijëra fustane dhe funde të grave në varëse të rrobave në fushën e stadiumit të Prishtinës.

Presidentja Jahjaga ka dhuruar fustanin e parë.

Ky instalacion është pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës.