Erdogan dënon deklaratat e Papës për vrasjet në Armeni

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar Papa Françeskun, i cili i ka përshkruar vrasjet masive të armenëve në Perandorinë Osmane si “gjenocid”.

Dua ta paralajmëroj Papën që të mos bëjë gabime të ngjashme përsëri, ka thënë Erdogan.

Ai ka thënë se kur liderët politikë ose fetarë luajnë rolin e historianëve, ajo çfarë rezulton është “kllapi dhe jo fakt”.

Në një meshë të veçantë më 12 prill, Papa Françesku ka thënë se vrasja e armenëve më 1915 ka shënuar “gjenocidin e parë të shekullit 20”.

Ankaraja është përgjigjur duke tërhequr ambasadorin e saj nga Vatikani për konsultime.

Turqia nuk pranon që vrasjet dhe dëbimet e 1.5 milion armenëve të cilësohen si gjenocid, duke thënë se edhe armenët kanë vrarë ushtarë turq.