Shumë iranianë festuan publikisht dhe privatisht njoftimin për një marrëveshje kornizë të arritur në Lozanë të Zvicrës mes Iranit dhe fuqive botërore, që mund të çojë në një marrëveshje definitive për armatimin bërthamor të Iranit.
Frenimi i këtij plani bërthamor, do të shkëmbehet me lirim nga sanksionet që shtetet perëndimore i kanë bërë Iranit.
Sanksionet e vendosura mbi Iranin, u kanë bërë jetën më të vështirë qytetarëve të vendit, të cilët shpresojnë se një marrëveshje e përhershme për planin bërthamor do ta drejtojë shtetin te një ekonomi më e mirë, mundësi më të mëdha punësimi, dhe marrëdhënie më të mira me vendet tjera nëpër botë.
Video amatore të postuara në internet nga qytetarët dhe nga agjencitë e lajmeve tregonin njerëzit e zhurmshëm duke festuar në orët e vona të mbrëmjes në Teheran.
Iranians celebrate framework nuclear deal #IranDeal #IranTalks pic.twitter.com/EcA4mHgMyY
— Mahdi Fattahi (@mFat) April 2, 2015
Northern Tehran after #IranTalks, tonight https://t.co/sgERWp6xyp
— Sobhan Hassanvand (@Hassanvand) April 2, 2015
Jubilation in Some parts of Tehran.. People wave one-dollar notes from car windows!
— Najmeh Bozorgmehr (@Najmeh_Tehran) April 2, 2015
some #Iranian gathered in Tehran, at Foreign Ministry @IranMFA to celebrate the diplomatic resolution . #IranTalks pic.twitter.com/kASzQNZ1go
— H.Soleimani (@MashreghNews_ir) April 2, 2015
Disa festuan në shtëpi...
In a party. Most people have a glass in one hand and a mobile with an anti filter and Twitter on the other one. #IranTalks
— jadi (@jadi) April 2, 2015
Still in the party. People are drinking to (in the honor of) all the turned off Centrifuges :)) به سلامتی سانتریفیوژهای خاموش #IranTalks
— jadi (@jadi) April 2, 2015
Gazetarët iranianë shkruan në rrjetin social Twitter se me një veprim të paparë, televizioni i kontrolluar nga shteti ka transmetuar adresimin e drejtpërdrejtë të presidentit amerikan Barack Obama në Lozanë.
Broadcasting
#Obama speech on Iran State TV live is unprecedented. #IranTalks
— Abas Aslani (@abasinfo) April 2, 2015
Ndërsa disa të tjerë vendosën të bënin "selfie" me Obamën...
#سلفی با #اوباما pic.twitter.com/Bgftnt2KYE
— Pedraam (@pedi) April 2, 2015
Në mes të festimeve, një djalë i ri në Teheran dukej më skeptik.
"Do të jem i lumtur kur të ketë marrëveshje. Asgjë nuk është e sigurt në këtë pikë.Jam pak i brengosur se Khamenei [Lideri Suprem i Iranit Ayatollah Ali] dhe vija e tij ekstreme mund ta prishin këtë".
Një nënë e dy fëmijëve, që jeton në Teheran, i tha Radios Evropa e Lirë se marrëveshja e mundshme mes Iranit dhe fuqive më të mëdha botërore nuk do t'i zgjidhë të gjitha problemet e shtetit.
Por ajo tha se një gjë e tillë do të çojë në një situatë më të mirë ekonomike për shumë qytetarë që luftojnë për ekzistencë.
“Kam një ndjenë të mirë për këtë. Më jep shpresë për të ardhmen", tha ajo.