Militantët adoleshentë ekzekutojnë 8 sirianë

Pamje nga një video e Shtetit Islamik gjatë trajnimit të fëmijëve kazakë për t'u bërë militantë

Një grup adoleshentësh, militantë të Shtetit Islamik, thuhet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tetë të burgosurve me heqje koke. Pamjet janë transmetuar në një video të lansuar nga Shteti Islamik [IS].

Incizimi që u publikua në rrjete sociale më 29 mars, me mbishkrimin “Goditni Qafët e Tyre”, duket se ishte realizuar në provincën Hama të Sirisë. Me logon zyrtare të IS-it, incizimi i shfaqur në mediumin Al-Hayat, tregon ngjashmëri me stilin e produksioneve të mëparshme të Shtetit Islamik, edhe pse nuk është e mundur që në mënyrë të pavarur, të verifikohet vërtetësia.

Në fillim të incizimit, një grup i 8 të burgosurve shihen me veshje ngjyrë portokalli [tashmë të njohura], që përdoren nga IS-i, e që shihet si tendencë për të kopijuar uniformat e të burgosurve në qendrën amerikane të paraburgimit në Guantanamo.

Derisa flamuri i zi i IS-it valvitet në prapavijë, një militant thotë se robërit janë “të pa fe”, duke iu referuar përkatësisë Alavi, një sekti shiit të besimit islam, të të b burgosurve.


Militantët kanë thënë se IS-i “nuk do të harrojë se çfarë ka bërë regjimi i Assadit më 1980 në Hama, dhe se nuk do të harrojnë as një pikë gjaku që u derdh në atë tokë të shenjtë”.

Komentet e militantit është referencë për vrasjen masive të myslimanëve sunit në Hama më 1981 dhe 1982, të urdhëruara nga presidenti i asaj kohe, Hafez al-Assad (babai i Bashar al- Assadit). Ushtria arabe siriane kishte rrethuar provincën Hama për 27 ditë më 1982, në mënyrë që të shtyp një kryengritje islamike nga Vëllazëria Myslimane Sunite.

Ekzekuesit fëmijë

Më vonë në incizim, tetë sirianët e veshur me uniformën ngjyrë portokalli, dërgohen në një fushë nga militantët, të cilët duken të jenë djem adoleshentë.

Një fëmijë i armatos këta adoleshentë më nga një thikë, të përdoren për ekzekutimin e të arrestuarve.

Nuk është e qartë saktësisht se kush janë burrat e ekzekutuar, por mediat vendore të Iranit raportuan se viktimat ishin ushtarë sirianë.

Ky rast nuk është hera e parë që shihen fëmijët pjesëmarrës në ekzekutime me prerje kokash.

Një video e lansuar nga Shteti Islamik në janar të këtij viti, shfaq një fëmijë militant që vret dy burra të identifikuar si “agjentë rusë”.

IS-i po ashtu ka lansuar një numër të madh të incizimeve ku shihen fëmijët duke marrë pjesë në trajnime.

Grupi ekstremist i ka quajtur këta fëmijë "të vegjëlit e luanëve të kalifatit", duke qenë se veten militantët e përshkruajnë si "luanët". Luani shihet si shenjë e krenarisë nga Shteti Islamik.

Përgatiti: Flandra Marmullaku