Themelimi i Gjykatës Speciale, nuk e cenon sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe se Kosova dhe institucionet e saj janë duke respektuar marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend për sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.
Kështu deklaroi Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deri sa ka folur në interpelancë lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Ai ka thenë se ligji për themelimin e Gjykatës Speciale është miratuar nga deputetët dhe si i tillë do të zbatohet.
"Nuk vihet në pyetje gjykimi i luftës çlirimitare të Kosovës e cila ishte luftë për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga forcat ushtarake dhe atyre paramilitare serbe. Ne besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së prandja sjellja e individëve që eventualisht mund të kenë bërë krime gjatë luftës apo pas luftës nuk mund te identifikohet me luftën e pastër çlirimtare të Kosovës", deklaroi Mustafa.
Mastafa po ashtu ua ka rikujtuar deputeteve se nëse Kosova nuk merr vendim per formimin e kesaj Gjykate ata mund të beje dikusht tjeter. "Ende është në fuqi Rezoluta 1244 e cila mundëson që vendimet e tilla t’i merr Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara", tha Mustafa
Kurse, Glauk Konjufca nga subjekti politik Vetëvendosje që e ka thirrur interpelancën e sotme tha se me formimin e Gjykatës Speciale, Kosova do ta kthejë Kosovën disa vite prapa.
"Përmes Gjykatës Speciale cenohet integriteti i gjyqësisë tonë. Gjykata Speciale është kthim i madh mbrapa në procesin e shtet ndërtimit të Kosovës 7 vjet pas shpalljes së pavarësisë. Kjo gjykatë është shumë problematike dhe e pa pranueshme”, ka thënë Konjufca.
Debati po vazhdon edhe këto momente në Parlamentin e Kosovës.