Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritet hungareze se më datën 22 shkurt të këtij viti, ka vdekur një fëmijë i moshës dyvjeçare, me inicialet A.M. nga komuna e Vitisë.
Fëmija, i gjinisë femërore, thuhet të ketë vdekur në një qendër strehimi të azilkërkuesve në Hungari, ku ajo bashkë me pesë anëtarët tjerë të familjes ishte vendosur disa javë më parë, ka njoftuar ambasada në Budapest.
Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve hungareze, vajza ditëve të fundit ka marrë trajtim mjekësor në qendër të azilkërkuesve.
Raportohet se autoritetet në Hungari pritet që së shpejti të dalin me një raport mjekësor, pasi të jenë ndriçuar rrethanat e vdekjes.