Të zemëruar nga përgjimet, maqedonasit mbajnë protestë

Protest in front of government in Skopje, Macedonia

Edhe gjatë ditës së sotme, në orët e pasditës, disa dhjetëra qyetarë janë grumbulluar për të protestuar para qeverisë së Maqedonisë për të shprehur zemrimin ndaj udhëheqësve të këtij institucioni pas aferës së përgjimeve.

Protestuesit në duar bartin parulla në të cilat shkruhet “vrasës” “Poshtë Diktatura” Lliri për Maqedoninë”, “Liri për Boshkovskin”, etj.

Qyetarët të cilët kanë dalur për të protestuar, thonë se janë organizuar spontanisht përmes rrjeteve sociale dhe nuk i përkasin asnjë partie politike.

Por mediat e afërta me pushtein, thonë se protestat janë duke u organizuar me direktivë të partisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate.

Ndryshe edhe gjatë natës së kaluar një grup i qyetarëve kanë protestuar para objektit të qeverisë, të revoltuar nga pushteti aktual.

Ata janë mbledhur mbrëmë menjëherë pas konferencës për shtyp të liderit të opozitës maqedonase nga Lidhja Social Demokrate, Zoran Zaev, me ç’rast, ky i fundit ka shpalosur të dhëna të reja nga ato që siç i ka cilësuar ai, përgjime të paligjshme të kryera nga pushteti maqedonas.