Një zëdhënës i ushtrisë së Libisë tha se një shpërthim i një makine-bombë ka ndodhur në lindje të vendit, duke lënë të vrarë të paktën 30 persona.
Zëdhënësi, Mohammed Hegazi, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se makina shpërtheu pranë një stacioni derivatesh në qytetin Qubba.
Hegazi bën të ditur edhe për të plagosur nga shpërthimi. Ai thotë se stacioni ndodhet pranë selisë së sigurisë të qytetit.
Deri tani, askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
Libia është zhytur në kaos, katër vjet pas rrëzimit dhe vdekjes së diktatorit të saj, Moammar Gadhafi.