Rusia thotë se sanksonet e reja amerikane e pengojnë bashkëpunimin

Ilustrim

Rusia i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se zgjerimi i sanksioneve mund të pengoj bashkëpunimin në mes të Rusië dhe SHBA-ve, për sa i përket programit bërthamor të Iranit, konfliktin në Siri si dhe çështje të tjera që kanë rëndësi ndërkombëtare.

Ministria e jashtme ruse e ka lëshuar një deklaratë sot, një ditë pasi që Departamenti amerikan i Thesarir ka vendosur sanskione ndaj katër abuzuesve të të drejtave të njeriut, dy nga të cilët – një prokuror dhe një hetues – kanë të bëjnë me rastin e Sergei Magnitskyt.

Magnitsky kishte vdekur në një burg në Moskë në vitin 2009.

Sanksionet e SHBA-ve vijnë në kohën e tensioneve mes Rusisë dhe SHBA-ve, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Rusië.

Sanksionet e reja, sipas ministrisë ruse, janë të diktuara kryekput nga motivet politike.

Rusia si anëtare e përhershme e OKB-së, është një përkrahës i fuqishëm i qeverisë së Sirisë dhe njëri nga partnerët e SHBA-ve dhe katër vendeve të tjera në bisedimet për programin bërthamor të Iranit.