KEK-u nuk prodhon energji – KEDS po importon

Ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës nuk është duke prodhuar energji pas ndërprerjes se prodhimit në njësinë B2 të Termocentralit “ Kosova B”, kështu që e gjithë energjia në dispozicion është duke u importuar.

Kështu thuhet në një komunikate për media dërguar nga Distribucioni për Furnizim më Energji ( KEDS)

“Falë përkushtimit maksimal të zyrtarëve të KEDS kemi arritur që të importojmë gjithë energjinë e disponueshme në treg e që fatkeqësisht në disa orë të caktuara nuk është e mjaftueshme, atëherë kur konsumi është jashtëzakonisht i lartë”, thuhet në komunikatë.

Momentalisht, në KEK prodhohen diku rreth 380 MW/h deri sa importi i realizuar dhe i mbuluar financiarisht nga KEDS është diku rreth 540 MW/h.

Me fjalë tjera, kapacitetet energjetike të gatshme në vend nga importi janë rreth 60 % deri sa prodhimi vendor është 40%%.

Konsumi në këto ditë të ftohta dhe festive tejkalon edhe 1100 MW/h andaj kërkohet nga të gjithë që sa më shumë të kursejnë energjinë elektrike me qëllim që të ketë energji për të gjithë.

"Nga KEK jemi lajmëruar që falë përkushtimit të të gjithë punëtorëve, blloku B2 do të kthehet në prodhim në ora 15:00 të ditës së sotme deri sa nevojiten disa orë për bllokun të kthehet në prodhim me kapacitet të plotë", thuhet me tutje në komunikatë

KEDS është zotuar se do të importojë gjithë energjinë e disponueshme në treg dhe ka njoftuar se i ka bërë të gjitha përpjekjet që rrjeti t’i bëjë ballë presionit të shtuar si dhe erërave dhe të reshurave të shumta të këtyre ditëve.

Këtë fundvit KEDS ka njoftuar se është përballur me numër minimal të prishjeve krahasuar me vendet tjera në rajon dhe kjo sipas tyre, është arritur falë punës së palodhshme të ekipeve të mirëmbajtjes përgjatë vitit.