Çmimi i naftës, më i ulëti në pesë vitet e fundit

ILustrim

Çmimi i naftës sot, llogaritet të jetë më i ulëti në pesë vitet e fundit.

Sipas të dhënave të ditës së sotme, një fuçi naftë kushton 65.33 dollarë.

Një çmim i tillë i ulët kishte qenë në shtator të vitit 2009.

Në rënien e çmimit të naftës ka ndikuar zhvillimi i ngadalësuar i Kinës dhe ekonomitë në zhvillim.

Vendimi i Organizatës së vendeve që eksportojnë naftë, për të mos e ndaluar nxjerrjen dhe përpunimin e naftës, gjithashtu ka ndikuar në rënien e çmimit.

Rënia e çmimit të naftës, ka goditur kryesisht Rusinë, e cila financohet kryesisht nga eksporti i naftës dhe gazit.