SHBA: Vazhduan protestat për vendimin që të mos akuzohet polici

Pamje nga protestat në Nju Jork

Në shumë qytete në Shtetet e Bashkuara, për të tretën ditë me radhë, kanë vazhduar protestat lidhur me vendimin e Jurisë së madhe në Nju Jork, për të mos e akuzuar policin e bardhë për vrasjen e një personi të zi të paarmatosur.

Këto protesta shpërthyen më 3 dhjetor, pas vendimit që të mos akuzohet një polic, i cili me shtrëngim me duar në qafë e vrau personin e zi, Eric Garner.

Në Nju Jork demonstruesit marshuan në një qendër tregtare në qytetit, duke e ndalur trafikun.

Megjithatë, tensionet ishin të larta në gjithë Amerikën, për shkak të një vendimi të Jurisë së madhe të javës së kaluar, që të mos akuzohet një tjetër polic i bardhë për vrajen e personit të zi të paarmatosur, Micheal Brown, 18 vjeçar, në Ferguson të Misurit.

Agjencia AP raporton se protesta në Nju Jork përfundoi kryesisht në mënyrë paqësore.