Për natën e dytë me radhë në qytete të ndryshmë të Shteteve të Bashkuara, janë mbajtur protesta për të kundërshtuar mosakuzimin e një polici të bardhë në Nju Jork, i cili kishte vrarë një qytetar me ngjyrë, që kishte qenë i paarmatosur.
Protesta janë mbajtur në Uashington, Çikago dhe Nju Jork.
Protesta e parë në lidhje me këtë rast ka nisur të enjten në Nju Jork, në ditën kur është bërë me dije nga komisioini hetues, se nuk do të akuzohet polici Daniel Pantalo për vrasjen e Eric Garner.
Vendimi i komisionit në Nju Jork, ka ardhur më pak se dy javë pas një rasti të ngjashëm në Missouri, ku një polic gjithashtu nuk ishte akuzuar për vrasjen e një qytetari me ngjyrë.
Rastet të tilla në Nju Jork dhe Missouri kanë nxitur protesta ndaj policisë, me arsyetimin se sistemi gjyqësor po diskriminon afrikano-amerikanët dhe pakicat e tjera.
Prokurori i përgjithshëm kishte premtuar një hetim të plotë të rrethanave të vdekjes së Eric Holder në korrik të këtij viti.