Rruga problematike e Tribunalit

Vojisllav Sheshel

Vojisllav Sheshel, i akuzuar për krime lufte, sapo doli nga Haga, filloi të nxiste masa për dhunë.

Gjeneralit nacionalist serb, që ka kaluar më shumë se një dekadë duke pritur verdiktin pas grilave të Tribunalit Ndërkombëtar për krime në ish Jugosllavi, javën e kaluar iu dha lirim i përkohshëm për të marrë trajtimin mjekësor për luftimin e kancerit.

Me zbritjen e aeroplanit në Serbi më 12 nëntor, lideri 60 vjeçar i Partisë Radikale Serbe dukej në gjendje shumë të mirë. Ai ka thënë se së pari do të merret me "çështjet politike dhe pastaj me problemet shëndetësore".

Sheshel është zotuar se do të ketë "hakmarrje" ndaj ish aleatëve qeveritarë, dhe ka njfotuar se ai do të injorojë çdo thirrje për kthim në Hagë, pasi që vendimi është i duhur.

"Unë kam fituar betejën kundër tribunalit të Hagës", ka thënë Sheshel për përkrahësit e tij pas kthimit. "Ky ishte qëllimi im".


Në një kohë kur Ballkani po lufton ende për të zbardhur historinë e luftërave, kthimi në shtëpi i njërit nga nacionalistët më të ashpër dhe të pa-penduar, ka qenë provokim për qeverinë serbe, duke përfshirë këtu edhe shtetet fqinje.

Kjo situatë ka ngritur një breshëri kritikash ndaj Tribunalit Ndërkombëtar për krime në ish-Jugosllavi, dukë thënë se lirimi i Sheshelit është një pengesë serioze për mandatin e gjykatës që po përkrah pajtimet e pasluftës.

Pra, pse ai gjendet jashtë?

Fatkeqësi e hapur

Sheshel ishte dorëzuar vullnetarisht në Tribunalin e Hagës në vitin 2003 për t'u përballur me akuzat e orkestrimit të fushatave brutale të paramilitarëve në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe Kroaci, gjatë luftërave të Ballkanit më 1990-tën.

Por, gjykimi i tij nisi me pengesa qysh nga fillimi. Dëshpërimi më i madh, sidoqoftë nuk është krijuar nga Shesheli, por nga vetë Tribunali i Hagës.

Vitin e kaluar derisa gjykata po përgatitej për dorëzimin e verdiktit, shtypi danez publikoi një letër nga Frederik Harhoff, pjesëtar i tre gjykatësve të tribunalit, në seancat dëgjimore të Sheshelit, duke kritikuar kryetarin e Tribunalit Ndërkombëtar për Krime për ish Jugosllavinë, Tomas Meron.

Shesheli kishte shfrytëzuar mundësinë për të përjashtuar zotin Harhoff nga paneli, duke shtyrë kështu caktimin e gjykimit të ri, për shkak të nevojës së familjarizimit me këtë "rast të ngathët".

"Ky gjyq është në thelb një seri e fatkeqësive që po ndodhin", ka thënë Marko Milanoviq, profesor i fakultetit juridik në Universitetin e Notinghamit të Anglisë.

Kur Shesheli, i cili kishte kaluar nëpër operacione në luftimin e kancerit, ka përmendur se gjendja e tij është përkeqësuar, këshilli gjyqësor ishte i "etshëm" për të kërkuar lirimin e tij të përkohshëm.

"Ata po frikësohen se Shesheli mund të vdes për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore", tha Milanoviq.

"Nëse ai do të ndërronte jetë në Tribunalin e Hagës - sikurse lideri Slobodan Millosheviq, që kishte vdekur nga sulmi në zemër në vitin 2006-- do të ishte një gjë shumë e keqe, sidomos nëse analizohet se për çfarë periudhe kohore ai ka qëndruar aty. Kështu që në thelb, ata vendosën të kthejnë atë prapa në Serbi".

Pa limite

Sheshel u tërbua nga ngritja e ish aleatëve të Partisë Radikale Aleksandër Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq -- tanimë kryeministër dhe president -- kjo arsye ishte ankth për kthimin e tij në Beograd.

Por ai nuk kishte dashur të vendoset asnjë limit në aktivitetet e tij publike dhe refuzoi të pranojë lirimin e tij të përkohshëm nga këshilli gjyqësor në qershor, për shkak se ai donte të manovronte i pastër me politikën.

Ndërkohë, frika për shëndetin e Sheshelit filloi të shtohet. Ai kishte filluar të "bëjë fjalë" për kujdesin e tij shëndetësor që ia ofronte Holanda. Një ekip i doktorëve serbë, që erdhën me kërkesë të Sheshelit, kanë treguar se kanceri është përhapur në gjithë trupin e tij. [Sheshel ka thënë se ai ka dy metastaza në trup, që i quan "Vuçiq" dhe "Nikoliq"].

Ballafaqimi me situatën e sëmurë të Sheshelit në burg për më shumë se një vit, këshilli gjyqësor kishte marrë vendim të lirimit të tij të përkoshëm "proprio motu", ose me iniciativë të gjykatës.

Ruajtja e fytyrës

Normalisht që gjykata ka dhënë vetëm lirim të përkohshëm me kërkesën e avokatit mbrojtës. Këto vendime normalisht që përfshijnë prokurorët dhe dokumentet mjekësore, si dhe kufizime të mëdha në paraqitje para opinionit nga mbrojtja, nëse apo kur do të jetë lirimi i tij.

Pritje të mëdha kishte në rastin e Sheshelit. Zyra e Prokurorëve e udhëhequr nga Serge Brammertz, nuk ka marrë pjesë në shqyrtim.

Vendimi final, i publikuar me 6 nëntor, përcakton vetëm se Shesheli duhet të shmanget nga dëshmitarët dhe kanosja ndaj viktimave dhe të kthehet në Hagë menjëherë pas thirrjes. Rregulla të tjera nuk janë përcaktuar sa i përket aktivitetit politik të tij.

Këshilli gjyqësor poashtu ka marrë një hap jo të zakonshëm duke iu shmangur konsultimit final me Sheshelin, që do të lejonte atë të pranojë apo refuzojë rregullat e lirimit të tij.

Zëdhënësja e Tribunalit Magdalena Spalinska, ka shpjeguar këtë heqje, duke thënë se tribunali "nuk e ka parë të nevojshme të konsultohet me të akuzuarin nëse ai do të pranonte apo jo kushtet, për shkak se gjyqtarët besojnë se nuk ka arsye që ai nuk do t'i respektonte këto rregulla."

Ky vendim ishte "i çuditshëm", ka thënë Milanoviq.

"Ajo çfarë kanë bërë ata ka qenë manovrim i heqjes së përgjegjësisë nga marrja në pyetje, duke e lejuar kështu lirimin e tij, me pretendimet se ai do të kthehet vullnetarisht -- gjë që ai e ka bërë të ditur se nuk do të kthehet."

Alex Fielding, avokat kanadez, që ka marrë pjesë për dy vite në THKY, si pjesë e ekipit të mbrojtjes për gjeneralin serb Momçillo Perishiq, ka thënë se vendimi "proprio motu" është "territor i ri" për tribunalin.

"Në një mënyrë, kjo është formë e Tribunalit që të ruajë fytyrën e vet në këtë rrëmujë dhe rast të turpshëm, vetëm për arsye se Shesheli ka qenë në mbajtje për 11 vite dhe nuk do të ketë verdikt në rastin e tij deri së paku në qershor të 2015-tës", ka thënë ai.

"Gjykata është në një situatë të vështirë për shkak se ata e dinë që shëndeti i Sheshelit dhe kohëzgjata e denimit të tij janë të pakëndshme."

Sëmundje e rëndë

Ende nuk është e qartë nëse këshilli gjyqësor ka pranuar informata të detajuara për situatën shëndetësore të Sheshelit.

Gjykimi i 6 nëntorit me vendimin për lirimin e Sheshelit, tregon se vetëm gjyqtarët "kanë pranuar informata konfidenciale që flasin për përkeqësimin e shëndetit të të akuzuarit".


Ekspertët e kësaj fushe thonë se mungesa e informacioneve është e pazakontë në raste të lirimit të përkohshëm, përderisa gjykata zakonisht kërkon fakte në rastet e gjendjes së rëndë shëndetësore.

"Nuk kam dëgjuar më parë për një rast të tillë në Tribunalin e Hagës, ku të akuzuarit refuzojnë të zbulojnë dokumentet mjekësore", ka thënë ai.

"Kjo është për arsye se rezultatet mjekësore janë baza e lirimit të përkohshëm. I akuzuari normalisht që duhet të jetë bashkëpunues në zbulimin e rezultateve mjekësore, duke shtuar se i duhet të kthehet në shtëpi për shkak të gjendjes shëndetësore".

Dëmi tashmë është bërë?

Deri tani, Shesheli është dashur të shfaq shenja të përkeqësimit të shëndetit.

"Për dikë që është shëndetlig, ai pa dyshim që shfaq dinamizëm të jashtëzakonshëm politik", ka thënë ish anëtari i parlamentit evropian nga Kroacia, Tonino Picula, i cili i është bashkuar rangut të politikanëve ballkanas, duke bërë thirrje për kthim të Sheshelit në Hagë.

Është e pamundur, sidoqoftë që Haga të reagojë.

Barmmertz i cili më 19 nëntor përfundoi një udhëtim zyrtar në Beograd tha se pa qasje në dosjen shëndetësore të Sheshelit, zyra e tij e ka të pamundur të apelojë vendimin.

Ai ka shprehur një shenjë të frustrimit me kushtet e lirimit të përkohshëm, duke thënë se "varet nga këshilli gjyqësor që ka vendosur këto kushte, të vendosë nëse përputhen. Nëse konsiderohet se ka shkelje, mund ta kthejnë atë përsëri në Hagë."

Me një urdhër të tillë nëse Shesheli reziston, qeveria e Serbisë ndodhet në një situatë të palakmueshme politike, sepse do të detyrohet ta arrestojë dhe esktradojë "një figurë karizmatike" me një mbështetje të konsiderueshme nga qytetarët.

Ekziston frika se dëmi tashmë është shkaktuar, edhe nëse Shesheli kthehet në gjykatë.

Përgatiti: Flandra Marmullaku