Shtrenjtimi i energjisë elektrike që ka ndodhur në muajin gusht, pati “detyruar” shoqëritë civile që të organizojnë një aksion për të mbledhur nënshkrimet për peticion kundër vendimit të autoriteteve kompetente për shtrenjtim të energjisë.
Ky peticion që është zhvilluar në muajin shtator, është nënshkruar nga 33 mijë qytetarë në nëntë komuna të Republikës së Kosovës.
Pas kërkesës se Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), për shtrenjtim të energjisë elektrike, Bordi i Zyrës se Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka marrë vendim që tarifa mesatare e energjisë elektrike të rritet për 5.18 për qind.
Kjo rritje është arsyetuar më nevojën e rritjes se importit pas aksidentit të ndodhur në termocentralin “Kosova A” në qershor të këtij viti.
Por, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), që merret më çështje energjetike ka shprehur revoltim ndaj, siç kanë thënë, mungesës se interesimit institucional të Presidentes për të pranuar dhe konsideruar peticionin kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
Visar Azemi, nga ky konsorcium për Radion Evropa e Lirë, tregon se kanë kërkuar nga zyra e presidentes, si thotë ai, si i vetmi institucion funksional në vend, për të pranuar peticionin e nënshkruar, por që nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje.
"Mirëpo për kundër faktit se ne kemi kërkuar dy herë me shkrim nga Zyra e Presidentes që të na pranoj si delegacion për ta njoftuar presidenten më këtë peticion, ne asnjë herë nuk kemi marrë përgjigjeje nga zyra e saj. Më ç’rast kemi konsideruar se kjo zyre po injoron shoqërinë civile dhe 33 mijë nënshkrimet e mbledhura muaj më parë”, tha Azemi .
Ndryshe, disa qytetarë pas marrjes se faturave të energjisë elektrike, ankohen për çmim të lartë pasi në këtë muaj janë në fuqi edhe tarifat dimërore. Ata shprehin dyshimin në mundësinë e pagesës se faturave, pasi kjo sipas tyre, do të përkeqësoj standardin jetësor të tyre.
Sadije Morina, e cila punon në sistemin shëndetësor, thotë se krahasuar me muajt e kaluar, fatura në këtë muaj ka ardhur më çmim shume të lartë.
“Muajin e kaluar e kam paguar 20 euro, kurse në këtë muaj më kanë ardhur 60 euro. Shpresoj të jetë gabim se kjo është e papërballueshme. Unë mundohen që të kursej shumë energjinë elektrike”,thekson Morina
I shqetësuar më shtrenjtimin e energjisë elektrike është edhe Agim Bahtiri.
“Kjo është e tepërt, zakonisht paguaj deri në 30 euro, tashmë më kanë ardhur mbi 40 euro. Unë pres të ankohem, nuk kammundësi të paguaj”, shprehet Bahtiri.
Shqetësimet e tyre për këtë çështje qytetarët po i paraqesin edhe në KOSID, thotë Visar Azemi duke shtuar se nëse autoritet kompetente nuk ndërmarrin veprime konkrete, atëherë shoqëria civile do të marr masa të tjera kundërshtimi.
“Ne kemi paralajmëruar të gjitha institucionet se nëse këto kërkesa nuk merren parasysh ne nuk do të ndalemi dhe do të shqyrtojmë seriozishtmundësinë e daljes në rrugë dhe protestën që kemi paralajmëruar kur kemi filluar të organizojmë peticionin”, shprehet Azemi .
Ndryshe, çmimet e energjisë këtë vit janë ngritur dy herë, pasi edhe në muajin qershor tarifat me pakicë të energjisë elektrikejanë ngritur prej 4.57 për qind për konsumatorët e rregullt