Kleriku shiit dënohet me prerje koke nga Arabia Saudite

Kleriku, Nimr Baquir al-Nimr

Një gjykatë saudite ka dënuar një klerik shiit me vdekje, pasi që ka mbështetur protestat anti qeveritare nga shiitët, në mbretërinë e dominuar nga sunitët.

Dënimi ndaj klerikut, Nimr Baquir al-Nimr është bërë publik sot përmes një postimi në Twitter nga vëllau i tij, Mohammed al-Nimr.

Ky rast ka zgjuar frikën në mesin e klerikëve, të cilët mbështesin shiitët, në lindje të provincës në Bahrain.

Autoritetet saudite kanë akuzuar klerikun për "thirrje për përçarje", pasi ai shprehu mbështetje për protestat shiite që shpërthyen në provincën lindore në vitin 2011.

Prokurorët bëri thirrje për zbatim të "kryqëzimit", e cila në Arabinë Saudite përfshin prerjen e kokës në shfaqje publike.

Shiitët janë ata që ngrisin zërin kundër diskriminimit në mbretëërinë saudite, i cili dominohet nga institucionet fetare, gjykatat, dhe programet e arsimit që drejtohen nga Vehabist sunitë.