Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi

Kombëtarja shqiptare

Sonte në Beograd zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të Futbollit më 2016.

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në Serbi pa tifozët e saj, me rekomandim të Federatës Evropiane të Futbollit.

Në të njëjtën mënyrë do të veprojë edhe Federata Serbe me tifozët e saj në ndeshjen e kthimit në Elbasan, të cilët gjithashtu nuk do të jenë të pranishëm.

Kjo, për shkak se ndeshjet në fjalë janë cilësuar si takime me rrezik të lartë.

Lexoni edhe këtë.