Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngritur “një grup pune të posaçëm ndër-institucional, i cili do të merret hapat e nevojshëm për të vëzhguar gjendjen dhe parandaluar përhapjen e virusit Ebola në Kosovë”.
Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Thaçi ka theksuar dyshimet për vdekjen e një personi në Maqedoni nga virusi Ebola, dhe ka pohuar se vendimin për krijimin e këtij grupi e ka ndërmarrë pas një takimi me Ministrin në largim të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe atë të Punëe të Brendshme, Bajram Rexhepi.