Zyrtarët në Francë, kanë bërë të ditur se, sot, në orët e hershme të 25 shtatorit, kanë vazhduar me sulme të reja ajrore, ndaj objektivave të militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Irak.
Zëdhënësi i Qeverisë, Stephane Le Foll, ka thënë shkurt se luftëtarët francez, në orët e mëngjesit të së enjtës (sot) kanë bërë sulme të reja në Irak, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Sulmet e para ajrore të Francës, kanë nisur më 19 shtator, ditën kur Parisi iu bashkangjit Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushatën kundër militantëve të IS në Irak.
Ndërkohë që sot në mëngjes, Ministri i Mbrojtjes së Francës, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se vendi i tij po e shqyrton mundësinë që të nis me sulme ajrore edhe në Siri.
Franca i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të, për të bombarduar militantët e IS në Irak, por jo edhe në Siri.