Peticion kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë ka filluar aksioni i mbledhjes së nënshkrimeve për peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike. Një numër i madh i qytetarëve janë parë duke nënshkruar këtë peticion, i cili është organizuar nga Koalicioni i Qytetarëve konsumatorë, Sindikatave dhe Organizatave Joqeveritare. Ky aksion po organizohet aktualisht në 9 komuna: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Ferizaj, Obiliq dhe Klinë.