Sot, më 12 shtator, pritët që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, të zgjerojë dhe forcojë sanksionet, ndaj Rusisë, në fushën e energjetikës dhe tregtisë, për siç thuhet të ndalojë ‘aksionet ilegale’ të këtij shteti mbi Ukrainën lindore.
Vendimi është marrë në koordinim me Bashkimin Evropian, sipas të cilëve, këto sanksione mund të hyjnë në veprim sot më 12 shtator.
Obama ka thënë se sanksionet do të dëmtojnë Kremlinin, duke e izoluar atë qoftë politikisht edhe ekonomikisht.
Në Bruksel, Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompoy, ka thënë se sanksionet e reja të BE, mund të shfuqizohen.
Sipas, Van Rompoy, BE do të monitorojë procesin e paqës në Ukrainën lindore, në mënyrë që të përfundimisht të përcaktojë gjatë muajit shtator, nëse Rusia e meriton që të bëhen ndryshime.
Sanksionet e reja ndaj Rusisë, forcojnë kufizimet mbi marrëveshjet e armëve me firmat ruse të mbrojtjës. Ato përfshijnë edhe ndalimin e financimit nga vendet e BE për firmat e energjisë ruse si: Rosneft, Transneft dhe Gazprom Neft.