Moska paralajmëron përgjigje ndaj sanksioneve të BE-së

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev.

Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, ka thënë se Moska do të përgjigjet në mënyrë “asimetrike”, nëse Perëndimi vendos sanksione të reja kundër saj, për shkak të aksioneve në Ukrainë.

“Nëse ka sanksione që lidhen me sektorin tonë të energjisë, ose sanksione të tjera ndaj sektorit financiar të Rusisë, ne do të përgjigjemi në mënyrë asimetrike”, ka thënë Medevev për të përditshmen ruse Vedomosti.

Disa media në Rusi thonë se Moska, si përgjigje, mund të ndalojë disa fluturime mbi Rusi.

Lexoni edhe këtë.