Për 6 muaj, 63 veprime anti korrupsion

Llogo, e Agjencionit Anti Korrupsion

Rreth 63 veprime të parapara në planin e veprimit anti korrupsion janë realizuar nga Institucionet e Republikës së Kosovës për periudhën janar – qershor 2014, njofton Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) në Prishtinë.

Për këtë periudhë kohore, plani i veprimit 2013-2017 ka dhënë një total prej 135 veprimeve apo masave që duhet ndërmarr nga institucionet e Kosovës.

Por bazuar nga të dhënat e marra nga pikat e kontaktit të Agjencisë nëpër institucionet e vendit ku i kanë raportuar 87 veprime, AKK ka nxjerr një përfundim se 63 veprime janë realizuar apo janë në realizim e sipër ose në përqindje prej 43 përqind, 7 veprime janë pjesërisht të realizuara ose në përqindje 11 përqind dhe 17 veprime janë të pa realizuara ose në përqindje 16 përqind.

Nga ana tjetër pikat e kontaktit gjatë kësaj periudhe raportuese nuk kanë raportuar fare për 48 veprime që kanë qenë të parapara për tu ndërmarr në planin e veprimit për këtë periudhë kohore.