Indi: 10 viktima gjatë një rrëmuje në një vend të shenjtë

(Ilustrim)

Një ikje në rrëmujë ka vrarë së paku 10 persona dhe lënduar dhjetëra të tjerë në shtetin qëndror Indian të Madia Pradesh, derisa peligrinët ishin mbledhur rreth një tempulli.

Zyrtarët thonë se mijëra besimtar të devotshëm hindu, ishin mbledhur në tempullin që gjendet rreth një pylli në rajonin e Chitrakootit, kur janë këputur litarët që ishin vendosur për të kontrolluar masën, duke rezultuar kështu në vrapim në rrëmujë.

India e ka një histori të gjatë me vrapimet vdekjeprurëse në rrëmujë gjatë festivale fetare.

Në tetor të vitit 2013, mbi 110 besimtarë të devotshëm janë shtypur për vdekje apo janë mbytyr në ujë afër tempullit Hindu në Madia Pradesh.