Organizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se numri i të vdekurve nga virusi Ebola në Afrikën Perëndimore, ka kaluar mbi një mijë.
OBSH-ja, tha se 1,013 persona kanë vdekur që kur është shfaqur kjo sëmundje e cila ka goditur Guinenë, Liberinë, Sierra Leonen, dhe Nigerinë.
Autoritetet kanë regjistruar 1.848 të dyshuar, të mundshme, ose raste të konfirmuara me këtë sëmundje.
Virusi vdekjeprurës Ebola, shkakton një temperaturë të lartë, të vjella, dhe gjakderdhje.
OBSH-ja e ka quajtur virusin Ebola një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore.