Thaçi: Radikalizmi fetar do të kundërshtohet me të gjitha kapacitetet

Hashim Thaçi

Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur shqetësimin e tij se “disa individë po mundohen të keqpërdorin të drejtën e besimit, për të imponuar predikime që nuk u takojnë vlerave të vërteta kombëtare dhe civilizuese”.

Në një postim në rrjetin social Facebook, zoti Thaçi ka tërhequr vërejtjen se “Kosova kurrë nuk do të jetë tokë e plleshme për radikalët apo ekstremistët që tentojnë të na ndryshojnë synimet e qarta euroatlantike të shoqërisë, shtetit dhe kombit tonë. Urrejtja apo mosdurimi ndaj pakicave, tendenca të importohen fenomene të huaja si anti-semitizmi apo radikalizmi fetar, do të kundërshtohen me të gjitha kapacitetet e shtetit dhe të ligjit”.

Kryeministri në largim është zotuar se “institucionet e Kosovës do të mbesin besnike ndaj respektimit të Kushtetutës së Republikës dhe do të luftojnë çdo ditë dhe në çdo vend çfarëdo forme të shfaqur të ekstremizmit”.