Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.
Ashtu siç qëndronte edhe me rezultatet preliminare, fituese e zgjedhjeve është Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me disa parti më të vogla me 30.38 për qind.
Ajo pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 25.24 për qind, pastaj Vetëvendosje me 13.59 për qind, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.54 për qind, Lista "Srpska" me 5.22 për qind dhe Nisma për Kosovën me 5.15 për qind.
Kurse partia partnere e PDK-së në qeverinë në largim, Aleanca Kosova e Re nuk ka arritur të kalojë pragun prej 5 për qind.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka prezantuar rezultatet dhe numrin e ulëseve sipas partive politike dhe koalicioneve.
Nga 120 ulëset në Kuvend, 100 vende i kanë fituar partitë e shumicës- shqiptare, kurse komunitetet pakicë kanë arritur të sigurojnë vetëm 20 ulëset e garantuara, të cilat ndahen 10 për serbët dhe po aq për komunitetet jo serbe.
"Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës së bashku kanë fituar 37 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka fituar 30 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje 16, pastaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 11, Lista "Srpska" i ka 9 ulëse, Partia Nisma për Kosovën 6 ulëse, Partia Demokratike Turke e Kosovës 2 ulëse, Partia Përparimtare Demokratike 1 ulëse, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës 1 ulëse, Partia e Re Demokratike 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1 ulëse, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1 ulëse, Koalicioni për Gorën 1 ulëse dhe Partia e Re Rome e Kosovës 1 ulëse", ka thënë Daka, duke kumtuar ndarjen e mandateve në Kuvend sipas partive politike.
Pas shpalljes së rezultateve ka filluar edhe zyrtarisht të rrjedh afati ligjor për ankesa dhe më pas KQZ do të bëj edhe certifikimin.
Me përmbylljen e këtyre procedurave, do të pasoj faza e konstituimit të institucioneve.
Fillimisht do të konstituohet përbërja e re e Kuvendit me organet udhëheqëse, kryetarin dhe kryesinë e re. Kurse më pas do të nisin negociatat politike për krijimin e qeverisë së re.
Nga aspekti politik, blloku i partive LDK, AAK dhe Nisma qysh një ditë pas publikimit të rezultateve preliminare janë deklaruar se nuk do të hyjnë në koalicion me partinë fituese dhe kanë paralajmëruar se do të formojnë vet qeverinë e re.
Megjithatë, synimi i tyre politik ka mbetur të interpretohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse edhe partitë jo fituese të zgjedhjeve mbi bazën e koalicionit pas zgjedhor mund të formojnë qeverinë.
Në zgjedhjet e 8 qershorit, morën pjesë mbi 42 për qind e votuesve. Ato u cilësuan si zgjedhje të organizuara mirë duke marrë vlerësime pozitive edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtar.
Më poshtë, botojmë në tërësi listën prej 120 deputetëve që kanë fituar mandatin në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës, Partia e Drejtësisë, Lëvizja për Bashkim, Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës:
1. Hashim Thaqi
2. Kadri Veseli
3. Enver Hoxhaj
4. Elmi Reçica
5. Hajredin Kuçi
6. Memli Krasniqi
7. Rafet Rama
8. Arsim Bajrami
9. Raif Qela
10. Agim Aliu
11. Fadil Beka
12. Labinotë Demi – Murtezi
13. Sala Berisha – Shala
14. Bekim Haxhiu
15. Xhavit Haliti
16. Ramiz Kelmendi
17. Latif Gashi
18. Adem Grabovci
19. Azem Syla
20. Zenun Pajaziti
21. Agim Çeku
22. Naim Fetahu
23. Nuredin Lushtaku
24. Besim Beqaj
25. Nezir Çoçaj
26. Gëzim Kelmendi
27. Rrustem Mustafa
28. Mexhide Mjaku – Topalli
29. Flora Brovina
30. Blerta Deliu – Kodra
31. Edita Tahiri
32. Margarita Kadriu – Ukelli
33. Selvije Hakimi
34. Vlora Çitaku
35. Xhevahire Izmaku
36. Luljeta Veselaj Gutaj
37. Safete Hadergjonaj
Lidhja Demokratike e Kosovës:
1. Isa Mustafa
2. Vjosa Osmani
3. Teuta Rugova
4. Anton Quni
5. Ismet Beqiri
6. Nuredin Ibishi
7. Arben Gashi
8. Haki Demolli
9. Kujtim Shala
10. Sabri Hamiti
11. Armend Zemaj
12. Avdullah Hoti
13. Hykmete Bajrami
14. Njomza Emini
15. Naser Osmani
16. Lirie Kajtazi
17. Hatim Baxhaku
18. Shpejtim Bulliqi
19. Muhamet Mustafa
20. Fatmir Rexhepi
21. Ali Sadriu
22. Sadri Ferat
23. Adem Salihaj
24. Blerim Grainca
25. Agim Ademaj
26. Salih Morina
27. Alma Lama
28. Besa Gaxheri
29. Teuta Sahatqia
30. Doruntinë Maloku-Kastrati
Lëvizja Vetëvendosje:
1. Albin Kurti
2. Visari Imeri
3. Glauk Konjufca
4. Ilir Deda
5. Puhie Demaku
6. Dardan Sejdiu
7. Rexhep Selimi
8. Liburn Aliu
9. Aida Dërguti
10. Besnik Bislimi
11. Ismail Kurteshi
12. Albulena Haxhiu
13. Mytehar Haskuka
14. Salih Salihu
15. Besa Baftija
16. Shqip Pantina
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:
1. Ramush Haradinaj
2. Daut Haradinaj
3. Pal Lekaj
4. Donika Kada Bujupi
5. Bali Muharremaj
6. Blerim Shala
7. Time Kadrijaj
8. Rrustem Berisha
9. Lahi Brahima
10. Teuta Haxhiu
11. Melihate Tërmkolli
Lista "Srpska":
1. Bojan Mitiq
2.Velimir rakiq
3. Slavko Simiq
4. Slobodan Petroviq
5. Sasha Milosavleviq
6. Milka Vuletiq
7. Milena Miliqeviq
8. Jasmina Zhivkoviq
9. Jelena Bontiq
Nisma për Kosovën:
1. Fatmir Limaj
2. Jakup Krasniqi
3. Haxhi Shala
4. Shukrije Bytyqi
5. Zafir Berisha
6. Valdete Bajrami
Partia Demokratike Turke e Kosovës:
1.Mahiq Jaggjilar
2. Mufera Srbica Sinik
Koalicioni VAKAT:
1. Rasim Demiri
2. Duda Balje
Partia Progresive Demokratike:
1. Nenad Rashiq
Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës:
1. Danush Ademi
Partia e Re Demokratike
1. Emilija Rexhepi
Partia Liberale Egjiptiane:
1. Veton Berisha
Partia e Ashkalinjëve për Integrim:
1. Etem Arifi
Koalicioni për Gorën:
1. Adem Hoxha
Partia e Re Rome e Kosovës:
1. Kujtim Paçaku