Banka Qendrore e Republikës se Kosovës nuk është duke u përgatitur për ndërrimin e valutës euro. Kështu sqarojnë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të departamentit për marrëdhënie më jashtë në BQK.
“Lidhur me çështjen e valutës, dëshirojmë të sqarojmë opinionin se nuk bëhet fjalë për ndonjë përgatitje për ndërrimin e valutës. Lajmet e plasuara ditëve të fundit janë një keqkuptim i fjalës së guvernatorit në tryezën e samitit në Budvë me temën e : “E Ardhmja Financiare e Rajonit”, ku në kuadër të Panelit të Guvernatorëve, Guvernatori Bedri Hamza, ka mbajtur një fjalim lidhur më gjendjen dhe sfidat e sistemit financiar në Kosovë”, kanë thënë në një përgjigje përmes postës elektronike zyrtarë të BQK-së.
“E vërteta qëndron se Kosova do të vazhdojë së shfrytëzuari valutën euro si valutë zyrtare dhe nuk ka ndonjë plan e as nevojë për paraqitjen e një valute vendore”, thotë BQK dhe shton se “kjo zgjidhje i ka ofruar vendit një valutë stabile dhe me besim të lartë te qytetarët, gjë e cila ka siguruar stabilitet të lartë monetar e financiar”.