Blerim Syla, kryetar i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës , në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se Shëndetësia kosovare është para kolapsit. Sipas tij, për të dalë nga kjo gjendje, duhet që menjëherë të fillojë implementimi i ligjeve të miratuara, si dhe shëndetësia duhet të jetë sa më larg politikës, në mënyrë që të dilet nga situata aktuale.
BLERIM SYLA
Po, shumë e vërtetë është ajo çka thatë. Madje, ju e thatë më butë sesa që do ta them unë, sepse sistemi është drejt kolapsit dhe ajo çka duhet të bëhet menjëherë është që të fillohet me implementimin e këtyre ligjeve, të cilat kinse i kanë sjellë.
Zakonisht jemi dëshmitarë që në Kosovë i bien ligjet dhe nuk i implementojnë. Rastin më të fundit e kemi emërimin e drejtorit të bordit të QKUK-së, i cili ende nuk e ka marrë detyrën. Duke pasur parasysh që ky bord tash ka kompetencat e përzgjedhjes së menaxherëve të rinj, kemi ngecjen e parë, andaj hapi i parë urgjent është të zgjidhen menaxherët e rinj. Jemi dëshmitarë që ka katër vjet që punojmë me ushtrues detyre.
Hapi i dytë është të formohet edhe një ekip teknik që do t'i përcaktonte prioritetet emergjente sa i përket listës esenciale(të barnave), sepse gjendja është mjaft e rënduar në këtë vakuum institucional.
Dhe, e treta, që do të kisha kërkuar, është që të mos pritet kush zgjidhet ministër e kush nuk zgjidhet, por ky bord menjëherë dhe urgjentisht ta marrë situatën nën kontroll.
BLERIM SYLA
Po nuk janë të prekshme ato reforma. Unë thashë jemi në periudhën e vakuumit, nuk e quaj tranzicion këtë, sepse dorën në zemër, këto reforma janë bërë përnjëherë në të gjitha drejtimet: Odat e mjekëve, Ligji për duhanin, Ligji për shëndetësi, Ligji për sigurimet shëndetësore, themelimi i shumë asociacioneve tjera, ndaj janë hapur shumë punë dhe nuk janë kryer të gjitha punët si duhet.
Shumë më mirë do të ishte sikur të ishte shkuar dalëngadalë. Normalisht që këto rezultate nuk janë duke u parë, mirëpo unë shpresoj që nëse i vendosim mekanizmat e mirëfilltë dhe politika i heq duart nga shëndetësia, e të mos them edhe nëntoka që duhet t'i heqë duart nga shëndetësia, atëherë e kemi një shpresë të vogël.
BLERIM SYLA
Ne, si sindikatë, kemi bërë mjaft, besoj. Ajo çka ne kemi mundur të bëjmë, ka qenë më së shumti insistimi ynë në infrastrukturën ligjore që, për fat të keq, tash partitë politike po e shohin që kanë gabuar shumica prej tyre pse kanë pranuar dhe kanë votuar një ligj të tillë, sepse nuk është dashur.
Me siguri që do të ballafaqohen me disa probleme. Ne kemi biseduar kohë pas kohe me disa grupe parlamentare dhe me ministrin e Shëndetësisë - aty ku kemi mundur ta ngremë zërin, ku kemi mundur të bëjmë përmirësime, i kemi bërë. Nuk mund të them që s'kemi arritur deri diku, mirëpo nuk jemi ende të kënaqur, sepse enda ka shumë për t'u bërë.
Pikë së pari duhet të vendoset një mekanizëm i kontrollit të përbashkët, e unë kur them një mekanizëm i kontrollit, nuk është vetëm nga ana e qeverisë apo e punëdhënësve - këtu duhet të jenë edhe punëdhënësit, edhe punëmarrësit, por edhe shoqëria civile. Po në këtë rast unë do të kisha përfshirë edhe disa gazetarë që kanë një ndjenjë të mirëfilltë për shëndetësinë kosovare, e jo ata me paragjykime etj, që të jenë prezent në çdo vendimmarrje tash e tutje në shëndetësi. Vetëm në këtë mënyrë të transparencës ne mund të bëjmë diçka.
Nëse shkojmë prapë me avazin e vjetër, unë kam frikë që tash vetëm ndërrohen fytyrat, ndërsa mekanizmat e keqpërdorimit mbesin të njëjtë.
BLERIM SYLA
Unë shpesh e kam thënë që e ndaj korrupsionin - institucional me atë individual. Kur them institucional, vetë ministri e ka pranuar që ka një sistem të korruptuar. Ju jeni dëshmitarë të aferave që e kanë përcjellë këtë ministri me vite të tëra.
Normalisht, që ka edhe raste të korrupsionit nga ana e mjekëve, por ato janë më të vogla. Këto do të ishin zhdukur lehtë nëse do të zhduket kjo e madhja (korrupsioni institucional), mirëpo, në këtë të madhin kemi probleme me të vërtetë të mëdha, manipulime me barna, aty është thelbi i korrupsionit.
Nëse aty arrijmë të bëjmë diçka që ta zbusim, sepse ta zhdukim krejt është e pamundshme, mirëpo ta zbusim, te barnat e listës esenciale, te të famshmit tenderë, pastrimet, ushqimi, atëherë mund të themi se kemi bërë diçka. Përndryshe në këtë mënyrë siç po shkon, nuk kemi qasje.
BLERIM SYLA
Mjaft... Ne, javën e kaluar kemi pasur një tryezë ndërkombëtare ku nga një sondazh që kemi bërë si sindikatë, ndër 5 kërkesat, përveç ngritjeve të pagave, mirëqenies sociale etj, për shkak të migrimit, që të mos ikin punëtorët shëndetësorë, ka qenë pikërisht edhe depolitizimi i shëndetësisë.
Ju jeni dëshmitarë që njerëzit vendosen në vende kyçe vetëm pse janë anëtarë të një partie. Aty nuk shikohet kualiteti, niveli i shkollimit, e kaluara, kemi raste kur njerëzit janë të dënuar dhe prapë janë kthyer menaxherë, kemi raste kur njerëzit janë nën hetime dhe sërish pretendojnë të jenë menaxherë. Dhe, kjo tregon mjaft që këtu ka dështuar komplet sistemi, edhe i gjyqësisë dhe në këtë mënyrë politika ka futur duart e veta në shëndetësi.
Unë mendoj që bordi (bordi i Shërbimit Klinik Spitalor), edhe pse personalisht kam qenë kundër një bordi të tillë, i cili e ka marrë për detyrë një barrë mjaft të rëndë, të mos bjerë pre e politikës. Mirëpo, kjo do të shihet shumë shpejt brenda 3 apo 6 muajve, a janë me të vërtetë këta njerëz që e kanë marrë seriozisht këtë detyrë, apo edhe këta do të bien pre e politikës.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Syla, sistemi i shëndetësisë në Kosovë përballet me jo pak probleme, nisur nga kritikat për keqmenaxhim, e deri te mungesa e barnave. Cili është, sipas jush, hapi i parë që duhet bërë për të filluar përmirësimin?
BLERIM SYLA Po, shumë e vërtetë është ajo çka thatë. Madje, ju e thatë më butë sesa që do ta them unë, sepse sistemi është drejt kolapsit dhe ajo çka duhet të bëhet menjëherë është që të fillohet me implementimin e këtyre ligjeve, të cilat kinse i kanë sjellë.
Zakonisht jemi dëshmitarë që në Kosovë i bien ligjet dhe nuk i implementojnë. Rastin më të fundit e kemi emërimin e drejtorit të bordit të QKUK-së, i cili ende nuk e ka marrë detyrën. Duke pasur parasysh që ky bord tash ka kompetencat e përzgjedhjes së menaxherëve të rinj, kemi ngecjen e parë, andaj hapi i parë urgjent është të zgjidhen menaxherët e rinj. Jemi dëshmitarë që ka katër vjet që punojmë me ushtrues detyre.
Hapi i dytë është të formohet edhe një ekip teknik që do t'i përcaktonte prioritetet emergjente sa i përket listës esenciale(të barnave), sepse gjendja është mjaft e rënduar në këtë vakuum institucional.
Dhe, e treta, që do të kisha kërkuar, është që të mos pritet kush zgjidhet ministër e kush nuk zgjidhet, por ky bord menjëherë dhe urgjentisht ta marrë situatën nën kontroll.
RADIO EVROPA E LIRË
Është folur shumë për reformat, ndonëse vlerësimet për rezultatin e këtyre reformave nuk janë edhe aq pozitive. Pse?
BLERIM SYLA
Po nuk janë të prekshme ato reforma. Unë thashë jemi në periudhën e vakuumit, nuk e quaj tranzicion këtë, sepse dorën në zemër, këto reforma janë bërë përnjëherë në të gjitha drejtimet: Odat e mjekëve, Ligji për duhanin, Ligji për shëndetësi, Ligji për sigurimet shëndetësore, themelimi i shumë asociacioneve tjera, ndaj janë hapur shumë punë dhe nuk janë kryer të gjitha punët si duhet.
Shumë më mirë do të ishte sikur të ishte shkuar dalëngadalë. Normalisht që këto rezultate nuk janë duke u parë, mirëpo unë shpresoj që nëse i vendosim mekanizmat e mirëfilltë dhe politika i heq duart nga shëndetësia, e të mos them edhe nëntoka që duhet t'i heqë duart nga shëndetësia, atëherë e kemi një shpresë të vogël.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa keni pasur ju mundësi të reagoni për të bërë përmirësime?
BLERIM SYLA
Ne, si sindikatë, kemi bërë mjaft, besoj. Ajo çka ne kemi mundur të bëjmë, ka qenë më së shumti insistimi ynë në infrastrukturën ligjore që, për fat të keq, tash partitë politike po e shohin që kanë gabuar shumica prej tyre pse kanë pranuar dhe kanë votuar një ligj të tillë, sepse nuk është dashur.
Me siguri që do të ballafaqohen me disa probleme. Ne kemi biseduar kohë pas kohe me disa grupe parlamentare dhe me ministrin e Shëndetësisë - aty ku kemi mundur ta ngremë zërin, ku kemi mundur të bëjmë përmirësime, i kemi bërë. Nuk mund të them që s'kemi arritur deri diku, mirëpo nuk jemi ende të kënaqur, sepse enda ka shumë për t'u bërë.
Pikë së pari duhet të vendoset një mekanizëm i kontrollit të përbashkët, e unë kur them një mekanizëm i kontrollit, nuk është vetëm nga ana e qeverisë apo e punëdhënësve - këtu duhet të jenë edhe punëdhënësit, edhe punëmarrësit, por edhe shoqëria civile. Po në këtë rast unë do të kisha përfshirë edhe disa gazetarë që kanë një ndjenjë të mirëfilltë për shëndetësinë kosovare, e jo ata me paragjykime etj, që të jenë prezent në çdo vendimmarrje tash e tutje në shëndetësi. Vetëm në këtë mënyrë të transparencës ne mund të bëjmë diçka.
Nëse shkojmë prapë me avazin e vjetër, unë kam frikë që tash vetëm ndërrohen fytyrat, ndërsa mekanizmat e keqpërdorimit mbesin të njëjtë.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa ka korrupsion në sistemin e shëndetësisë në Kosovë?
BLERIM SYLA
Unë shpesh e kam thënë që e ndaj korrupsionin - institucional me atë individual. Kur them institucional, vetë ministri e ka pranuar që ka një sistem të korruptuar. Ju jeni dëshmitarë të aferave që e kanë përcjellë këtë ministri me vite të tëra.
Normalisht, që ka edhe raste të korrupsionit nga ana e mjekëve, por ato janë më të vogla. Këto do të ishin zhdukur lehtë nëse do të zhduket kjo e madhja (korrupsioni institucional), mirëpo, në këtë të madhin kemi probleme me të vërtetë të mëdha, manipulime me barna, aty është thelbi i korrupsionit.
Nëse aty arrijmë të bëjmë diçka që ta zbusim, sepse ta zhdukim krejt është e pamundshme, mirëpo ta zbusim, te barnat e listës esenciale, te të famshmit tenderë, pastrimet, ushqimi, atëherë mund të themi se kemi bërë diçka. Përndryshe në këtë mënyrë siç po shkon, nuk kemi qasje.
RADIO EVROPA E LIRË
Sa është i politizuar sistemi shëndetësor?
BLERIM SYLAMjaft... Ne, javën e kaluar kemi pasur një tryezë ndërkombëtare ku nga një sondazh që kemi bërë si sindikatë, ndër 5 kërkesat, përveç ngritjeve të pagave, mirëqenies sociale etj, për shkak të migrimit, që të mos ikin punëtorët shëndetësorë, ka qenë pikërisht edhe depolitizimi i shëndetësisë.