Bashkimi Evropian thotë se kur partneri i ardhshëm kontraktual i BE-së ka zgjedhje, atëherë “pritet respektim i plotë i standardeve evropiane për zgjedhje demokratike”.
Mëtutje, në një kumtesë të përbashkët të përfaqësuesit special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe shefave të misioneve të shteteve anëtare të BE-së, që janë të pranishme në Kosovë, theksohet se këto do të jenë zgjedhjet e para të përgjithshme pas përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me BE-në.
Pastaj thuhet se “është madhore që zgjedhjet në gjithë Kosovën të mbahen në mënyrë traansparente dhe korrekte. Në këtë kuadër u bëhet thirrje të gjitha palëveqë të veprojnë në këtë mënyrë, “ashtu që njerëzit të motivohen për ta ushtruar të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për ta shprehur opinionin individual politik pa asnjë ndërhyrje”.
Për të qenë zgjedhjet sipas standardeve evropiane, Misioni Osvervues Zgjedhor i Bashkimit Evropian përsëri do t’i monitoroj zgjedhjet dhe së bashku me vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë, do ta vlerësojë korrektësinë dhe procedurat.
Konkluzionet e tyre do të jenë udhëzim jo vetëm për pikëpamjen tonë për zgjedhje, por për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Në fund të deklaratës u bëhet thirrje shtatsve nga të gjita pjesët e Kosovës dhe të gjitha komuniteteve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar dhe për t’i zgjedhur liderët e tyre për katër vitet e ardhshme.