Ministria e Shëndetësisë ka shpallur ditë më parë konkursin për ndarjen e 180 specializimeve të reja nga fusha të ndryshme të mjekësisë, ku janë përfshirë kërkesat e institucioneve shëndetësore publike dhe private.
Kështu thotë drejtori i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
Sipas tij, prej këtyre vendeve 15 janë me pagë nga Ministria e Shëndetësisë, 130 specializantë do të paguhen nga institucionet shëndetësore publike dhe 35 të tjera janë të dedikuara për institucionet shëndetësore private, që edhe këto do të jenë më pagesë.
"Ka nga mjekësia familjare, mjekësia emergjente, anesteziologjia dhe mjekimit intensiv, stomatologjia. Përgjithësisht brenda 3 viteve të fundit ka pasur nga dy konkurse, janë zbutur shumë kërkesat".
"Fakulteti i mjekësisë në gjitha degët në vazhdimësi nxjerrin mjekë të rinj, dhe do të ketë kërkesa, dhe për MSH nuk është e lehtë t'i akomodojë gjitha kërkesat e atyre që kërkojnë specializim, por vitet e fundit janë zbutur kërkesat, meqë kanë qenë më të shpeshta dhe më të organizuara", bën të ditur Hoti.
Specializimet janë paraparë të ndahen në shumë degë si mjekësia familjare anesteziologjia dhe mjekimi intensiv, mjekësia emergjente, por jo edhe farmacia.
Kjo, sipas zyrtarëve në Ministrinë e Shëndetësisë vjen si pasojë e asaj se farmacistët dhe shoqata e tyre nuk janë treguar të qartë lidhur me atë se çka në fakt dëshirojnë të specializojnë.
"Farmacistët si komunitet nuk janë treguar aq të artikuluar nga shoqatat e tyre që të tregojnë se çka lëmi dëshirojnë të specializojnë , kështu që ju mbetet të shohim se me çfarë kërkese do ti drejtohen MSH".
"Duhet shikuar në të ardhmen me fakultetin e mjekësisë varësisht sa pranohen studentë në mjekësi të ndahen edhe specializime. Në këtë aspekt ministria, në njëfarë forme është edhe nën trysni të shifrave të larta të atyre që pranohen për të studiuar në mjekësi dhe në degët e tjera", është shprehur zoti Hoti.
Shkumbin Jusufi, farmacist i pavarur, thotë se shoqata e farmacistëve më shumë është marrë me dokumentacione lidhur me farmacistët sesa në këtë rast me kërkesat ose nevojat e farmacistëve për shkollim të mëtutjeshëm.
Jusufi thotë se shpresojnë se me krijimin e Odës, së farmacistët do të përfaqësohen më denjësisht.
"Shoqata e farmacistëve i përfaqëson farmacistët me letra, por shumë pak njerëz janë afër me shoqatën, pasi që njerëzit janë të dëshpëruar me shoqatë, nuk kanë pasur ndonjë interes prej saj".
"Tash jemi në formim të odës së farmacistëve dhe ndoshta njerëzit tash do të përfitojnë me mekanizmat që do ti formojë kjo odë. Por unë mendoj se edhe njerëzit e komisionit brenda MSH do duhet të ishin më kompetent, për kërkesa dhe ndarje të specializimeve", thotë Jusufi.
Sidoqoftë, në dy vitet e fundit janë ndarë 532 specializime, çka do të thotë se është rritur dukshëm numri i mjekëve të cilëve iu është lejuar të specializojnë, krahasuar me vitet paraprake.
Si rrjedhojë, nga 14 gushti i 2013-s, është marrë vendim që gjithë specializantët të paguhen në formë page nga Ministria e Shëndetësisë.