Me kalkulimet e shumë kalendarëve, është viti 2014, por në Lahore, këtë javë, mund të kenë qenë Shekujt e Errët, shkruan gazeta Times.
Një familje ka vrarë me gurë vajzën e saj shtatzënë, e cili kishte guxim të martohej me njeriun që dashuronte. Akti i egër i vrasjes me gurë është në fakt torturim publik i dikujt deri në vdekje, shkruan Times.
Praktika duhet të jetë subjekt i një ndalese të veçantë ndërkombëtare dhe presioni duhet të vijë nga të gjitha shoqëritë. Vrasja e tillë nuk ka vend në botën moderne, sipas gazetës.
Incidenti i fundit në Pakistan ka ndodhur para një gjykate, ku çifti sapo kishte regjistruar martesën, pa kërkuar miratimin e familjes së vajzës.
Vajza është rrahur dhe pastaj sulmuar me gurë, në praninë e policisë dhe kalimtarëve, dhe askush nuk ka ndërhyrë. Babai, protagonisti kryesor, më pas është dorëzuar tek autoritetet.
Derisa këto të fundit thonë se do të ndjekin të gjithë të përfshirët dhe se “vrasjet për nder” i nënshtrohen kodit penal, ky akt i barbarizmit është thjesht produkt i dekadave të tolerancës zyrtare.
Bashkëshorti i viktimës, Muhammad Iqbal, e ka përshkruar kështu ngjarjen:
“Kanë qenë 30-40 veta dhe gjashtë nga ta kanë qëlluar gruan time. E kanë goditur rëndë, me tulla dhe gurë në kokë dhe ajo ka vdekur në vend. Kemi thirrur policinë për ndihmë, por ajo nuk ka ardhur. Policia ka qëndruar në 5 deri në 7 metra distancë dhe ka parë gjithë ngjarjen”.
Qeveria beson se indiferenca e saj ka mbështetjen popullore, shkruan gazeta. Sipas një sondazhi nga Qendra e Hulumtimeve Pew, 83 për qind e opinionit pakistanez mbështet vrasjen me gurë për tradhti bashkëshortore.
Rreth 870 gra kanë qenë shënjestër e “vrasjeve për nder” vitin e kaluar. Disa janë gjuajtur më gurë, disa janë qëlluar me armë.
Times shkruan se ka arsye të mjaftueshme për të ndaluar ndihmën për vendet që vrasin qytetarët e tyre në këtë mënyrë të tmerrshme.
Vrasja me gurë është shkelje e qartë e traktateve të Kombeve të Bashkuara, të tilla si Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, nënshkrues të së cilës janë edhe Pakistani, edhe Irani.
Të 14 shtetet myslimane që lejojnë viktimat të trajtohen në këtë mënyrë duhet të bëhen subjekt i shqyrtimit perëndimor.
Times ka nisur një fushatë të sulsesshme në vitin 2010 për të hequr dënimin me gurë kundër një shkelëseje të dyshuar iraniane, Sakineh Mohammadi Ashtiani. Dënimi i saj është pezulluar, por ajo mbetet në burg.
Vrasja me gurë është dënim ligjor në Mauritani, në një të tretën e 36 shteteve të Nigerisë, në Katar, në Arabinë Saudite, në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Jemen.
Në Somali, një vajzë 13-vjeçare ka thënë se është përdhunuar nga tre burra. Ajo është akuzuar për tradhti bashkëshortore, është varrosur deri në qafë brenda një stadiumi dhe është vrarë me gurë në prani të 1,000 personave.
Sipas gazteës Times, nuk mjafton që Zyra e Jashtme të shprehë tronditje ose shqetësime, kur gjëra të tilla ndodhin. Qëndrimi jashtë çështjeve të brendshme dhe kulturore i vendeve të huaja nuk mund të aplikohet.
Shumë dijetarë islamikë mohojnë se vrasja me gurë për tradhti bashkëshortore ose vepra seksuale lejohet me Kuran. Ndërkaq, gjykatat që veprojnë me Ligj të Sheriatit marrin në shqyrtim dëshmi të kufizuara dhe diskriminojnë qartë gratë viktima, shkruan Times.