Ka dy vjet radhazi që është thënë se do të fillojnë punimet për autostradën që lidh Prishtinën me Shkupin.
Edhe në pranverën e këtij viti është premtuar nisja e këtij projekti, është zgjedhur kompania fituese, por nuk jepen informata kur saktësisht do të fillojnë punimet.
Ndërkaq, tash, zyrtarë të qeverisë në largim kërkojnë të ndryshohet projekti i autostradës, duke ndryshuar drejtimin.
Sipas projektit të prezantuar në vitin 2010, e ashtuquajtura, Rruga 6, Prishtinë – Hani i Elezit, do të ndërtohet në një trase tërësisht të re, me gjatësi prej 55 kilometrash, duke filluar nga Lipjani për të kaluar nëpër Ferizaj, Kaçanik e deri në kufi me Maqedoninë.
Por, kohëve të fundit, zëvendëskryeministri në largim, Behxhet Pacolli, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndryshohet traseja e autostradës, siç ka thënë ai, dhe mos të shkohet në kufi më Maqedoninë, por në Ferizaj me një rrethrrotullim modern duhet të drejtohet kah Gjilani.
Se a do të ketë ndryshim të projektit, kur saktësisht do të fillojë ndërtimi i autostradës, zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim.
Propozimi i zëvendëskryeministrit në largim, Behxhet Pacolli, duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi nga njohës të kësaj fushe dhe nuk duhet të ndryshohet projekti në bazë të një propozimi politik, thonë disa ekspertë, por të tjerë e konsiderojnë propozim të qëlluar.
Halim Gjergjizi, doktor i shkencave agro- ekonomike, i cili njëherësh ka qenë hartues i projektit të autostradës Merdarë - Morinë, konsideron se çdo ndryshim nuk do të jetë në dobi të projektit dhe komunitetit, në përgjithësi.
“Ndryshimi do të prodhojë një kosto të re dhe do të krijojë një pikëpyetje. Prandaj, gjithë propozimi duhet t’i nënshtrohet një vlerësimi profesional, ngase nuk mund të realizohet në bazë të një vullneti politik. Pasi projektet janë afat gjatë dhe krijojnë efekte pozitive dhe negative afatgjate, për këtë arsye duhet të jemi shumë më syçelë dhe të kemi qasje profesionale rreth çdo propozimi dhe ndryshimi”, thotë Gjergjizi për Radion Evropa e Lirë.
Por, Haziz Rysha, ish-udhëheqës i Shoqatës së Rrugëve në Kosovë, e vlerëson të arsyeshme idenë për ndryshimin e projektit. Sipas tij, kostoja financiare do të jetë më e vogël, për shkak se nuk ka nevojë të punohet në dy tunelet e parapara që gjenden në Kaçanik.
“Unë mendoj se ia vlen të bëhet ndryshimi, edhe pse nëse tashmë ka shpenzime, ato mjete do të rimbursohen. Unë jam që rruga të shkojë prej Ferizajt përreth Kaçanikut, e pastaj të shkojë për Gjilan, deri te Fusha e Pajtimit ku shkon pjesa për Brezovicë".
“Kjo për arsye se tri herë më shtrenjtë do të kushtojë, për shkak të konfiguracionit që ka Kaçaniku dhe Hani i Elezit. Dhe aty duhet (të kalohet) përmes tuneleve. Ajo është një kosto financiare që mund të analizohet dhe të dilet me një projekt detal financiar. Unë pajtohem me atë propozim. Edhe konfiguracioni është më i mirë dhe besoj se do të kushtojë më lirë”, shprehet Rysha.
Pikërisht ndërtimi i tunelit, ai i Kaçanikut, me një gjatësi prej 2.2 kilometrash, ka qenë arsye që kompania fituese “Bechtel Enka” të japë dy çmime në ofertën e paraqitur tek autoritetet kompetente.
Oferta e parë ka qenë 500 milionë euro nëse autostrada ndërtohet pa tunel, kurse nëse ndërtohet tuneli, kompania fituese ka kërkuar 600 milionë euro.
Konsorciumi turko- amerikan “Bechtel Enka” ka ndërtuar edhe autostradën “Ibrahim Rugova”, që lidh Kosovën me Shqipërinë.
Kurdo që të fillojë ndërtimi i autostradës Kosovë - Maqedoni, sipas planit, është paraparë që të finalizohet brenda 42 muajve.