Dita e Evropës shënohet si festë zyrtare në Kosovë. Për dallim nga vendet e Bashkimit Evropian, të cilat më 9 maj rikujtojnë këtë ditë si nismë të themelimit të këtij mekanizimi dhe për të gjithë është ditë pune, në Kosovë është ditë pushimi për të gjitha institucionet publike.
Në Prishtinë, kjo ditë po shënohet me aktivitetet të shumta, përmes së cilave po shprehet pakënaqësia e shtetasve të Kosovës për kufizimin e lirisë së lëvizjes drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Para zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, të premten, është mbajtur një protestë, ku qytetarët kanë shprehë pakënaqësinë e tyre rreth liberalizmit të vizave.
Qytetarët thonë se ndihen të izoluar dhe se kanë nevojë dhe dëshirojnë të udhëtojnë kudo në botë, pa pasur nevojë për viza.
Lorik Berisha është 30 vjeç. Mendon se nuk është punuar si duhet nga autoritetet që Kosova t’i afrohet vendeve evropiane.
“Po nuk është punuar si duhet dhe sa duhet, ka ngecje të mëdha në shumë fusha, kjo ndoshta është edhe arsye pse nuk jemi pjesë e Evropës apo edhe nuk e kemi liberalizimin e vizave”, shprehet Berisha.
Ngjashëm mendon edhe Donika:
“Po nuk mund të jemi Evropë, kur as nuk përfarohemi me ata, as nga standardi jetësor, as nga kushtet e jetës, si në arsim, shëndetësi apo ekonomi, jemi larg tyre. Na duhet ende punë efektive të bëhet në këtë drejtim”.
Kosova ka mbetur vendi më i izoluar në Ballkan dhe e fundit në procesin e integrimit evropian. Vendet e rajonit tani e sa vjet mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit, por shtetasit e Kosovës pavarësisht premtimeve të marra se liberalizimi i vizave do të ndodhë së shpejti, ata mbeten të kufizuar sa i përket lëvizjes së lirë.
Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, që nga viti 2010 kishte dhënë premtime se liberalizimi i vizave do të arrihet brenda gjashtë muajve, madje vitin 2013 e kishte shpallur edhe si vit i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Eksperti i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kritikon krerët e institucioneve të Kosovës për dhënie të afateve dhe për vlerësimin që ata i bëjnë vetes sa i përket plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave
“Nëse fokusohemi te procesi i liberalizmit të vizave, me të vërtetë është një proces për keqardhje sa i përket qytetarëve të Kosovës, për shkak se Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian janë në një qorr-sokak në këtë proces, ku nuk po i dihet fundi”.
“Në një anë e kemi qeverinë, e cila ka bërë gabime strategjike sidomos në komunikim, ku ka premtuar haptas disa herë dhe gabimisht i ka rritur pritjet e qytetarëve që do të bëhet liberalizimi i vizave, kjo gjë nuk ka ndodhur. Dhe, në anën tjetër, e kemi Bashkimin Evropian që po bën disa vlerësime, por nuk po publikon raporte”, shprehet Muharremi.
Muharremi konsideron se është koha e fundit ku Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian duhet të ulen dhe të shkojnë se si të instalohet një afat kohor më serioz edhe për zbatimin e kritereve që kanë mbetur nga udhërrëfyesi, por edhe si të përfundojë ky proces.
“Sikur kjo qeveri të kishte qenë më e mençur dhe t’i kishte alokuar gjysmën e mjeteve në zhvillim ekonomik, në gjenerim të punësimit, funksionalizim të drejtësisë, luftë kundër korrupsionit, Kosova jo vetëm që kishte qenë në listë të bardhë të Shengenit dhe qytetarët do të kishin lëvizur të lirë, por kishim avancuar me kritere evropiane, ndoshta kishim mundur të shohim në horizont edhe statusin e kandidatit për BE”, vlerëson Muharremi.
Ndryshe, eurodeputetja Ulrike Lunacek ka thënë kohë më parë se gjatë këtij viti nuk duhet të pritet një vendim për liberalizim të vizave për shtetasit e Kosovës. Madje, sipas saj, procesi i liberalizimit mund të zgjasë dy apo tri vjet.