Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike, gjatë ditës lindin deri në 50 foshnja.
Për t'i ndihmuar nënat gjatë lindjes, një punë të madhe e kryejnë mamitë. Ato të hënën e shënuan Ditën Ndërkombëtare të Mamisë.
Për këtë ditë flet Shpresa Shala, e cila që 27 vjet e ushtron këtë profesion.
Zonja Shala punon në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Gjinekologjike.
Ajo thotë se të kryesh punën e një mamie, përkundër vështirësive të mëdha, është edhe një kënaqësi e veçantë.
"Dita Ndërkombëtare shënohet sot te ne. Mendoj se është një punë e shenjtë që kryen mamia. Komunikimi me nënën dhe beben është i rëndësishëm, është një punë me përgjegjësi të madhe, dhe njëkohësisht shumë e mirë dhe humane".
"Kushtet ne klinikën tonë janë të mira, por kemi mungesë të tavolinave të lindjes, e që i kemi shumë nga to të improvizuara, ne mundohemi ta kryejmë punën ashtu si duhet. Gjatë ditës lindin rreth 30 foshnje, derisa ndonjëherë arrin numri edhe deri në 50 foshnje, dhe kemi mungesë të mamive, pasi që do duhej një mami ta kryejë një lindje, derisa te ne deri në 8 lindje i kryen një mami", bën të ditur Shala.
Ndërkaq Lirije Beqiri, drejtoreshë e Infermierisë, në Qendrën Klinike Universitare, thotë se puna që bëhet në këtë institucion nga ana e infermierëve, është shumë e madhe.
Beqiri ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se të drejtat e infermierëve në Kosovë, në çdo aspekt mbrohen me shumë kujdes.
Shpend Fazliu ka bërë të ditur se në vazhdimësi janë përmirësuar kushtet për infermierët në përgjithësi, si ato materiale po ashtu edhe kushtet e punës.
"Profesioni i infermierit në përgjithësi është një prej profesioneve shumë të çmuara në QKUK. Ky profesion është avancuar që prej pas luftës. Tani ekziston edhe shkollimi i lartë i mamive dhe infermierëve në kuadër të fakultetit të mjekësisë".
"Edhe pozita materiale është përmirësuar ndër vite. Pagat e një infermieri pa kujdestari është rreth 350 euro. Dhe pritet që në vazhdimësi të ketë ngritje si në pagë, po ashtu edhe të kushteve të punës në gjithë sektorin e shëndetësisë", thotë Fazliu.
Ndryshe, Magbule Elezi, zyrtare në organizatën joqeveritare ‘’Aksion për nëna dhe fëmijë’’, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vazhdimisht mbajnë trajnime së bashku me mamitë për nënat që dëshirojnë të dinë më shumë për procesin e lindjes si dhe për foshnjat e tyre.
"Në bashkëpunim me klinikën jemi duke mbajtur trajnime, duke i këshilluar nënat, përmes videove që i kemi në dispozicion, për ushqyerjen me gji, mënyrën e lindjes e kështu me radhë".
"Ne jemi organizatë joqeveritare dhe jemi të koncentruar në klinikën gjinekologjike ku gjitha nënat që kanë nevojë për trajnime e që kanë mungesë të informatave. Sa i përket shtatzënisë, në përgjithësi ne jemi të gatshëm, së bashku me mamitë, mjekët dhe gjithë stafin në gjinekologji", thekson Elezi.
Sidoqoftë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës numëron rreth 1,813 infermierë, mami, teknikë të pediatrisë, teknikë të rëntgenit dhe laborantët.