Liderët e partive më të mëdha të Kosovës nuk kanë arritur të mërkurën kompromisin në lidhje me votimin e vazhdimit të vendeve të rezervuara për komunitetet pakicë në Kuvend dhe themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Takimi ndërmjet kryeministri Hashim Thaçi, liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj është mbajtur në Ambasadën Amerikane në Prishtinën nën lehtësimin e ambasadores Tracey Ann Jacobson e ku ishte i pranishëm edhe përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zbogar.
Themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës kërkon amandamentimin e Kushtetutës, procedurë kjo që nuk mund të kalohet në Kuvend pa votat e e dy të tretave të deputetëve nga radhët e pakicave.
Andaj, përjashtuar LDK-në dhe Vetëvendosjen, partitë e shumicës kanë rënë dakord që në shkëmbim të votave të minoriteteve për Forcat e Armatosura të plotësojnë kërkesën e minoriteteve për zgjatjen e mandateve të rezervuara në Kuvend.
Pas takimit, kryeministri Thaçi ka thënë shkurt se takimet pritet të vazhdojnë ditëve në vijim në kërkim të gjetjes së kompromisit.
“Ky ishte një diskutim shumë konstruktiv dhe korrekt dhe orientimisht jemi që të shkohet të diskutohet edhe në ditët e ardhshme që të votohet për Forcat e Armatosura të Kosovës, duke mos e kushtëzuar asnjë parti njëra-tjetrën me çështje që janë diskutuar ditëve të kaluara”, është shprehur Thaçi.
Kundërshtimi i LDK-së që të pranoj kushtëzimin e minoriteteve që votat e tyre për Forcat e Armatosura të shkëmbehen me vazhdimin e ulëseve të rezervuara e pamundëson çfarëdo kompromisi.
Përmes rrjetit social Facebook, lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se nuk mund të bëhet ndërlidhja ndërmjet themelimit të Forcave të Armatosura, vendim të cilin LDK e përkrahë dhe ulëseve të rezervuara për minoritetet, kompromis të cilin partia e tij e ka refuzuar.
Në anën tjetër, kryeministri Thaçi, njëherësh lider i PDK-së, ka thënë se kërkohet një veprim i koordinuar i spektrit politik.
“Jemi dakorduar që të takohemi në ditët e ardhshme që përsëri të diskutojmë për kohën e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa natyrisht të shkojmë me një veprim të koordinuar të spektrit politik kosovar edhe për periudhën kohore të organizimit të zgjedhjeve, për formën dhe mënyrën, në mënyrë që të jetë një proces i lirë, fer, demokratik, me vëzhgim edhe amerikan edhe evropian, të fitojmë të gjithë”, ka deklaruar Thaçi.
Bazuar në agjendën zyrtare, Kuvendi i Kosovës në seancën që do ta mbajë më 5 maj, ka në rend dite çështjen e shndërrimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.
Por, që ky shndërrim të kryhet me sukses, po kërkohet paraprakisht edhe mbështetja e minoriteteve.