Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, baronesha Catherine Ashton, ia ka kthyer përgjigjen presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes një letre, duke pranuar kërkesën e zonjës Jahjaga për të vazhduar zbatimin e mandatit të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
"Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian dhe EULEX-I do të vazhdojnë të ndihmojnë institucionet, autoritetet e drejtësisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë, për të forcuar edhe më shumë sistemin e pavarur shumë-etnik të drejtësisë dhe shërbimi shumë-etnik policor në përparimin e tyre drejt plotësimit të standardeve evropiane në fushat e tyre përkatëse”, ka thënë zonja Ashton në letrën e saj.
Duke folur ndërkaq për task-forcën e posaçme të hetimeve, të krijuar në kuadër të misionit evropian, dhe për cilëndo procedurë gjyqësore që buron nga kjo njësi, zonja Ashton ka thënë se ato do të vazhdojnë derisa “Këshilli i Bashkimit Evropian t'a njoftojë Kosovën që hetimet dhe procedurat përkatëse janë përmbyllur”.
“Kosova sikur pjesa tjetër e Ballkanit Perëndimor, e ka perspektivën evropiane. Përmes zbatimit të mandatit të tij, EULEX-i do të kontribuojë në lehtësimin e përparimit të Kosovës drejt integrimit të mëtutjeshëm në BE”, ka thënë mes tjerash në letrën e saj, baronesha Catherine Ashton, dërguar presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga.
Kuvendi i Kosovës pritet që në seancën e 23 prillit të marrë vendim për vazhdimin e mandatit të misionit të EULEX-it deri më 15 qershor të vitit 2016. Ndërkaq, mbetet ende të aranzhohen çështjet që kanë të bëjnë me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Vendimi për mandatin e EULEX-it, në vazhdimësi është pritur të merret të njëjtën ditë me atë për themelimin e Gjykatës.
Themelimi i Gjykatës ka pasuar raportin e senatorit zviceran Dick Marti, i miratuar edhe nga Këshilli i Evropës, mbi dyshimet për “trafikim organesh në rastin e ashtuquajtur shtëpia e verdhë”.