Ukraina heton një bankë ruse që po i financon militantët

Ilustrim

Sigurimi Shtetëror i Ukrainës bën me dije se e ka hapur një çështje penale kundër zyrtarëve në një bankë ruse nën dyshimin se po financojnë terroristët.

Banka ndaj së cilës është hapur rasti, sipas Sigurimit Shtetëror të Ukrainës, i ka transferuar 3.75 miliardë dollarë gjatë muajve mars e prill, me qëlllim të financimit të grupeve militante ruse, në lindje të Ukrainës.

Për secilin militantë pro-rus, sipas autoriteteve ukrainase, kjo bankë në baza ditore i ka transferuar nga 200 deri në 300 dollarë.

Identiteti i bankës nuk është bërë me dije.