Të hënën kanë rifilluar përgatitjet për gërmimet në varrezën masive në Rashkë të Serbisë, ku dyshohet se janë hedhur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë takuar në Prishtinë për të diskutuar hapat përpara rreth gërmimeve në Rudnicë të Rashkës, ndërsa kanë bërë të ditur se ato nisin formalisht të enjten.
Punët në këtë varrezë masive janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa vazhdimi i gërmimeve ishte peng i implikimeve buxhetore për punët që duhet të kryhet, pasi pala serbe kërkoi afro 300 mijë euro, ku përfshihet edhe rrënimi dhe kompensimi i një ndërtese nën të cilën dyshohet se gjenden trupat e shqiptarëve.
“Punët në Rudnicë/Rashkë kanë nisur sot më 7 prill, ku në vendngjarje po bëhet gati terreni për shkatërrimin e ndërtesës e cila është mbi vendin e gërmimeve”, tha ka thënë Lina Milner, kryesuesja e Grupit Punues për të Zhdukurit, nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar.
“Është e rëndësishme që procesi të vazhdojë me një frymë profesionale, të shpejtë dhe të vazhdueshme. Me një qasje konstruktive dhe kooperative, dhe pa ndikim nga faktorët e jashtëm. Delegacioni i Beogradit është përkushtuar, në veçanti, për të siguruar transparencë gjatë gjithë procesit, në raport me familjet e të zhdukurve, dhe të gjithë hisedarët e përfshirë [në proces]”, ka shtuar Milner.
Takimi i së hënës në Prishtinë, është i 36-ti ndërmjet grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit, prej se Komiteti i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (KNKK) ka marrë përsipër menaxhimin e këtij forumi në vitin 2004.
Pajazit Nushi, në emër të delegacionit të Prishtinës tha se për zhvarrosjet në Rashkë është vënë një bazë konceptuale e cila do t’i mundësojë këtij procesi të ecën para pa pengesa dhe ndërprerje.
Ai shfaqi shpresën që punimet në Rudnicë do të japin një përgjigje për fatin e të pagjeturve, por se nuk pret shumë nga kjo varrezë masive.
“Nuk besoj unë se mund të jenë as 250 [viktima]. Këtë mund ta vërtetoj vetëm rezultati përfundimtar i cili do të jepet në fund të gërmimeve”, ka thënë ai.
“Personalisht dyshoj se ky proces [i gërmimeve] do të jetë proces që kryhet për një kohë të shkurtër. Unë më tepër jam përkrahës i atyre ekspertëve mjeko-ligjor, që vërtetojnë se procesi mund të zgjat një vit”, vlerësoi Nushi.
Edhe 1,712 persona llogariten si të pagjetur nga lufta në Kosovë.
Dhjetëra shqiptarë të Kosovës ndërkaq dyshohet që pasi janë vrarë nga serbët gjatë luftës në vitin 1999, janë hedhur në Rudnicë të Rashkës, që gjendet përtej kufirit verior, në Serbi.
Më 13 dhjetor, të vitit të kaluar, është konfirmuar dyshimi se në këtë vend, janë hedhur trupat e pajetë të shqiptarëve, kurse ekipet mjeko ligjore, serbe e shqiptare, gjetën mbetjet e të paktën gjashtë viktimave të luftës.
Të hënën kreu i delegacionit të Beogradit, Veljko Odalloviq tha se analizat e ADN-së kanë konfirmuar se mbetjet mortore u takonin shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.
“Dua t’ju siguroj se punët në këtë lokacion [Rudnicë] do të vazhdojnë, me një dinamikë, e cila do t’i mundësojë padyshim që në një afat sa më të shpejt, në një mënyrë profesionale dhe me kohë, kjo cështje të zgjidhet. Të gjitha elementet që janë të rëndësishme”, ka thënë Odalloviq.
Prokuroria serbe për krime të luftës, pretendon se në Rashkë janë hedhur të paktën 250 viktima të luftës në Kosovë.
Sipas prokurorisë së Serbisë, trupat e shqiptarëve janë transportuar në këtë vend gjatë largimit të forcave serbe nga Kosova në qershor të vitit 1999, dhe se këtë aksion e kanë ndërmarr njësitë speciale policore serbe.
Kryesuesja e Grupit Punues për të pagjeturit, Lina Milner bëri të ditur po ashtu se në zonën e Rudnicës do të bëhet edhe hulumtimi për një varrezë të dytë masive, ku dyshohet se janë fshehur trupat e shqiptarëve.
Ndërsa Veljko Odalloviq bëri të ditur se prokuroria e Serbisë për krime lufte është duke hulumtuar pohimet se edhe në Bor të Serbisë, ekzistojnë dyshimet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.