Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Andriy Deshchytsya, ka thënë se Kievi do të padisë Rusinë për aneksimin e Krimesë. Ai i ka bëtë këto komente më 1 prill në Bruksel.
“Ne konsiderojmë se Krimeja është pjesë integrale e Ukrainës dhe planifikojmë të paraqesim raste ligjore në gjykata ndërkombëtare kundër Rusisë dhe kundër aksioneve të Rusisë në Krime. Besojmë se me mbështetjen ndërkombëtare, do të mund ta kthejmë Krimenë në Ukrainë”, ka thënë Deshchytsya.
Ai nuk ka saktësuar se çfarë gjykatash apo tribunalesh ndërkombëtare po konsideron Kievi. Por, zgjedhje të kuptueshme do të ishin dy gjykatat në Hagë.
Njëra është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila është organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara. Tjetra është Gjykata e Përhershme e Arbitrazhit, institucioni më i vjetër në botë për arbitrazhe dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve që përfshijnë shtete.
Kievi ka shumë arsye për ankesa, sepse jo vetëm që ka humbur territor nga aneksimi rus i Krimesë, por edhe pjesë të madhe të pronës shtetërore.
Kjo pronë shtetërore përfshin çdo gjë nga ndërtesat administrative deri te invertari hekurudhor në Krime.
Por, çfarë është më e rëndësishmja, ajo përfshin fushat e naftës dhe gazit, në të cilat Kievi ka llogaritur për të zvogëluar varësinë nga energjia ruse, si dhe flotën detare të Ukrainës në Krime.
Ukraina mund të shpresojë që të sfidojë Rusinë në gjykatë, për të rimarrë territorin edhe pronën e saj, si dhe për të kërkuar kompensim. Por, cilat janë perspektivat e Ukrainës për sukses?
Perspektivat më të mira për Ukrainën ndoshta kanë të bëjnë me kthimin e anijeve të saj detare.
Alex Oude Elferink, drejtor i Institutit Holandez për Ligjin e Detit, thotë se marrja e tyre nga Rusia është shkelje e ligjit ndërkombëtar.
“Luftanijet dhe anijet e tjera qeveritare, që përdoren për qëllime jokomerciale, gëzojnë imunitet në ujërat territoriale të një shteti tjetër dhe kjo vlen edhe për luftanijet që janë në port. Pra, është e qartë se këto anije gëzojnë imunitet dhe nuk shoh ndonjë bazë mbi të cilën Federata Ruse mund t’i marrë këto anije”, thotë Elferink.
Megjithatë, Ukrainës i duhet të bëjë shumë hapa për ta paraqitur Rusinë në ndonjë gjykatë ndërkombëtare.
Gjykatat civile ndërkombëtare për kontestet ndërmjet shteteve sovrave kanë juridiksion vetëm mbi rastet ku ka pasur shkelje të një traktati të veçantë dypalësh ose shumëpalësh, nënshkruese të të cilit janë të dyja shtetet.
Përveç kësaj, ndryshe nga gjykatat kriminale ndërkombëtare, të dyja shtetet duhet të njohin të drejtën e gjykatës ndërkombëtare për të vepruar si arbitër.
Erid De Brabendere, ekspert i ligjit ndërkombëtar në Institutin Leiden në Holandë, shpjegon:
“Parimi kryesor është që shtetet, duke qenë të barabarta sipas ligjit ndërkombëtar, duhet të japin pëlqimin për një procedurë të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve... Ukraina pa dyshim se do ta japë pëlqimin, por duhet edhe i Rusisë, e cila mendoj se nuk ka gjasa që ta japë”, thotë De Brabendere.(v.tela)