Vazhdimi i mandatit të misionit të EULEX-it në Kosovë bashkë me miratimin e themelimit të një gjykate speciale për krimet e luftës, mund t’i paraprijë shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme.
Partitë politike thonë se janë në dijeni, por nuk i kanë të njohura ende detajet e negociatave që Qeveria e Kosovës po zhvillon me institucionet e Bashkimit Evropian në lidhje me mandatin e EULEX-it pas 15 qershorit.
Në bazë të një draft-strategjie, Qeveria po pretendon që nga EULEX-i t’i marrë kompetencat ekzekutive dhe këtij misioni t’i lërë vetëm një mandat këshillues dhe mentorues.
Mirëpo, autoritetet ndërkombëtare i kanë paralajmëruar në disa raste institucionet vendore se trajtimi i krimeve të rënda dhe korrupsionit në nivelin e lartë, pastaj çështja e krimeve të luftës dhe një rol i theksuar i BE-së në veri të Kosovës, diktojnë nevojën e vazhdimit të mandatit të EULEX-it me kompetenca ekzekutive.
Po në lidhje me vazhdimin e mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi, ka diskutuar të mërkurën me shefin e Zyrës së BE-së, Samuel Zbogar, dhe shefin e misionit të EULEX-it, Bernt Borchardt.
Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e ministrit Kuçi, thuhet se në takim është diskutuar për përfundimin e mandatit të tanishëm të EULEX-it, tranzicionin dhe transferimin e kompetencave tek institucionet vendore.
“Palët u pajtuan që është e nevojshme të arrihet një marrëveshje në mes të Prishtinës dhe Brukselit, lidhur me mandatin e EULEX-it, në mënyrë që sa më parë të fillojnë përgatitjet e nevojshme për fazën tranzicionale”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e ministrit Kuçi.
Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, pritet të dalë në diskutim edhe në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të deklarohen, si partitë në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se partia e tij do të pajtohet që t’i vazhdohet mandati EULEX-it, në formën e re të transformuar.
“Ne do t’u japim përkrahje aranzhimeve të reja në mes Kosovës dhe BE-së për një formë të EULEX-it në vend. Por, kuptohet interesimi ynë është që EULEX-i jo vetëm të kryejë punë për Kosovën, por edhe ta ndihmoj Kosovën që t’i kryejë punët me sukses. Pra, ekspertiza e tyre të mund t’u bartet institucioneve të vendit”, thekson Haradinaj.
Krahas vazhdimit të mandatit të misionit të EULEX-it, një çështje tejet e nxehtë negociatash me BE-në është ajo e krijimit të një Tribunali, apo siç po quhet së fundit, gjykate speciale për krimet e supozuara të luftës.
Ky organ do të përbëhej nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë dhe do të kishte dy seli - një në Prishtinë dhe tjetrën në një nga qytetet evropiane.
Kurse, rastet që do t’i hetonte dhe gjykonte, thuhet se përfshijnë implikime të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Lideri opozitar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se krahas mandatit dhe formatit të ardhshëm të EULEX-it, edhe çështja e këtij Tribunali, deri në këtë fazë ka mbetur ende e pa detajuar.
“Mund t’ju them që ne akoma nuk kemi ndonjë sqarim të nevojshëm lidhur me Tribunalin, lidhur me mandatin e tij, kompetencat dhe periudhën kohore që mendohet të punojë”, thotë Mustafa.
Mandati i misionit të EULEX-it, përmbyllet më 15 qershor. Mirëpo, autoritetet në Bruksel kanë vlerësuar se do të jetë e nevojshme që ky mision, qoftë edhe i transformuar, të vazhdojë punën në Kosovë edhe për dy vitet e ardhshme.
Megjithatë, Prishtina dhe Brukseli nuk kanë arritur ende një marrëveshje në lidhje me formatin e ardhshëm të këtij misioni. Hezitimet e Qeverisë së Kosovës kanë të bëjnë sidomos me rolin që misioni i BE-së dëshiron ta ketë në trajtimin e krimeve të luftës.