Shoqëria kosovare vazhdon të mos ketë kujdes nëse po diskriminon me veprimet e veta tjetrin, ose me gjuhën që përdor po fyen ose po ndjell urrejtje, kurse udhëheqësit politik nuk është se po punojnë për t’i eliminuar këto dukuri në diskursin shoqëror.
Vërejtje të tillë jep avokati i popullit Sami Kurteshi, për të cilin problemet e tilla po shpërfaqen më shumë kohëve të fundit, me që shoqëria në përgjithësi po ka më pak kujdes për gjuhën që e përdor sesa për çështjet e tjera.
“Nganjëherë kemi dëshirë të arrijmë një qëllim pa menduar shumë a po e lëndojmë dikë tjetër. Kjo bartet shumë lehtë! Shumë lehtë ndonjëherë po bartet edhe në forma të vrazhda, do të thotë edhe në institucionet, edhe në diskursin politik që e kemi, dhe në diskursin institucional”, thotë ai.
“Te ne ky është një problem themelor. Do të thotë, njerëzit nuk po kanë kujdes. Kur po e them njerëzit, [i bie] edhe politikanët, por edhe institucionet, që duhet dhe janë të obliguar me ligj që të kenë kujdes në përdorimin e gjuhës”, shton ai.
Sami Kurteshi thotë se në nivel të vendit, ka diskriminim strukturor, që shihet në realitet ndaj grupeve të caktuara të shoqërisë, që si problem nuk është ekskluzivisht i lidhur me komunitetet pakicë.
“Për shembull ne kemi një diskriminim strukturor ndaj personave me aftësi të kufizuara. Nuk ua lehtësojmë aspak jetën, dhe gjuha jonë nuk është bash e mirë ndaj tyre. Mandej kemi përdorimin e gjuhës diskriminuese, ndoshta të paqëllimshme nganjëherë, ndaj grupeve ose individëve të caktuar, që u takojnë grupeve të caktuara".
"Por kemi edhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, nga institucione, ose nga individ, do të thotë që janë krejt fyese, që ngjallin urrejtje, dhe pa menduar se cilat do të jenë pasojat e tyre”, vlerëson Kurteshi.
Avokati i Popullit thekson se çështja e përpjekjeve për eliminimin e diskriminimit dhe urrejtjes, si dy formave të rënda, që ndikojnë në raportet edhe ndërnjerëzore edhe ndërshoqëror, është një çështje shumë e gjerë.
Kjo sipas tij, paraqet edhe problemin që e ka shoqëria kosovare si tërësi, në këtë drejtim.
Por nuk është se gjithçka është zi në këtë aspekt, pasi siç thotë Kurteshi, ka megjithatë një përparim të dukshëm në aspektin normativ dhe institucional.
Këtu ai përmend përpjekjet që po bëhen përmes dokumenteve të ndryshme, krijimit të udhëzimeve, rregullave, ligjeve për luftimin e kësaj çështje, në aspektin strukturor.
Mirëpo, edhe ai shtron pyetjen se a janë ato të mjaftueshme.
“Në të vërtetë ajo letër duhet të jetë rezultat i përpjekjeve të përgjithshme shoqërore, i veprimeve krejt konkrete. Sepse jo gjithmonë veprimet konkrete, janë rezultat i letrave. Rezultatet më të mira janë, kur krejt ato që qiten në letra, janë pjell e diskutimit të sinqertë shoqëror, politik e institucional, edhe vetëm qiten në letër sa për mos me u harru ato që [kinse], ne jemi marr vesh, kemi vendos".
"Por në qoftë se ne i bëjmë letrat, vetëm sa për të dëshmuar se ne kemi bërë diçka, kurse në aspektin e aspektin e përgjithshëm, konkret, objektiv, nuk kemi bërë diçka. Kjo nuk është as gjysma e punës”, vlerëson ai.
Çështje tjetër, siç vlerëson Ombuspersoni i Kosovës është se sa është bërë realisht në ndryshimin e diskursit gjuhësor në përgjithësi, dhe sa është bërë realisht në ndryshimin e strukturës në përgjithësi.
“Çka kemi bërë ne për ato grupe si shoqëri? A po bëjmë shumë? Apo vetëm po krijojmë dokumente, po krijojmë letra! Prandaj mendoj se është i rëndësishëm jo vetëm ndryshimi i diskursit ndaj tyre, por edhe ndryshimi i rrethanave!”, thotë ai.
E për këto ndryshime shoqërore, të cilat nuk shihen në praktikë, përgjegjësi kërkon edhe nga shteti.
“Kjo nuk po bëhet te ne! Për shkaqe të shumta. Ka rrethana dhe faktor të ndryshëm, por shteti, me të gjitha elementet e tij, duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë”, thotë avokati i popullit Sami Kurteshi