Joe Biden: Ngjarjet në Ukrainë “të pabesueshme”

Joe Biden gjatë vizitës së tij në Poloni

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden, ngjarjet në Ukrainë i ka quajtur “pothuajse të pabesueshme”.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, sipas tij, nuk është “gjë tjetër veç se rrëmbim i tokës"

Teksa ka folur në një konferencë për media në Varshavë të Polonisë, ai tha se ka ardhur në këtë vend për të ritheksuar angazhimet e NATO-s.

Siguria kolektive, sipas tij, mbet prioritet i NATO-s.
Biden tha me këtë rast, se izolimi mndërkombëtar i Rusisë vetëm do të shtohet.

Moska sipas tij, do të përballet me sanksione shtesë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja në qoftë se e vazhdon rrugën që e ka nisur.

Biden gjendet në Varshavë me qëllim të sigurimit të Polinisë dhe Lituanisë gjatë krizës në Ukrainë.

Takimet me aleatët e NATO-s janë pjesë e fushatës së Shteteve të Bashkuara për të bindur presidentin rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga Ukraina.

Letonia dhe Estonia ndajnë kufij me Rusinë, ndërsa Polonia dhe Lituania janë pranë.