Nëse loja e Rusisë në Ukrainë funksionon, Vladimir Putin, i trimëruar, mund t’ia mësyjë edhe NATO-s, shkruan Wall Street Journal.
Sipas gazetës, ai mund ta bëjë një gjë të tillë duke pretenduar se ka rrezik për rusët etnikë në njërin nga vendet baltike dhe duke ndërhyrë për t’i mbrojtur ata. Sfidë e presidentit amerikan, Barack Obama, është që të parandalojë një mundësi të tillë që mund të çojë drejt luftës në Evropë.
Aksionet në Ukrainë, motivet e presidentit Putin dhe ankthet e rajonit janë të rrënjosura në histori dhe amerikanët mund të mos e dinë. Për ata që kanë jetuar në perandorinë sovjetike, megjithatë, është një histori që nuk është harruar, shkruan WSJ. Ajo hedh hije mbi ngjarjet e sotme dhe torturon nervat e atyre që kanë njohur dominimin sovjetik.
Në vitin 1917, gjatë Luftës së Parë Botërore, revolucionarët kanë përmbysur carin Nicholas II dhe bolshevikët së shpejti kanë marrë kontrollin e revolucionit. Lufta civile pastaj ka vazhduar për disa vite midis revolucionarëve të kuq dhe monarkistëve të bardhë.
Ukraina ka shfrytëzyar avantazhin e rrëmujës për të shpallur pavarësinë.
Azerbajxhani, Armenia dhe pjesë të tjera të perandorisë ruse kanë vepruar ngjashëm, kujton gazeta.
Bolshevikët kanë dashur të ndryshojnë Qeverinë e Rusisë dhe të riemërojnë vendin, por nuk kanë dashur që Rusia të humbë perandorinë e saj.
Kur ata kanë mposhtur Të Bardhët dhe kanë konsoliduar pushtetin, bolshevikët kanë detyruar shtetet e ndara që të ribashkohen me perandorinë, të quajtur Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.
Perëndimorët, në përgjithësi, mund të mos jenë në dijeni për pavarësinë jetëshkurtër të këtyre tokave perandorake ruse në atë kohë të luftës civile, por njerëzit në ato toka e dinë mirë historinë, shkruan WSJ.
Kjo, sipas gazetës, është arsyeja përse shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka ndodhur siç ka ndodhur. Kur Boris Yeltsin, president i republikës ruse, ka shpallur pavarësinë e Rusisë më 1991, ai e ka bërë një gjë të tillë në marrëveshje me krerët e republikave të Ukrainës dhe Bjellorusisë.
E nënshkruar më 8 dhjetor të atij viti, marrëveshja e Minskut ka specifikuar se Bashkimi Sovjetik “si subjekt i ligjit ndërkombëtar dhe realitetit gjeopolitik nuk ekziston më”. Ka qenë e rëndësishme për Ukrainën dhe Bjellorusinë që Rusia zyrtarisht ka hequr dorë nga çdo pretendim për territoret sovjetike jashtë Rusisë.
Presidenti Putin, megjithatë, tallet me hollësi ligjore. Ashtu sikurse bolsheviku i frikshëm, Vladimir Lenin, Putini duket i vendosur për të rindërtuar perandorinë ruse, shkruan WSJ. Në një fjalim në prill të vitit 2005, Putini ka thënë se “rënia e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit”.
Ai ka thënë se shpërbërja e BRSS-së ka qenë tragjedi e vërtetë për populin rus, pasi “dhjetëra miliona shtetas tanë e kanë gjetur veten përtej kufijve të territorit rus”.
Në vitin 2008, Putini ka zhvilluar një eksperiment në Gjeorgji dhe ka konstatuar se mund të pushtojë dhe të kapë një pjesë të territorit të saj pa kosto të konsiderueshme.
Tani në Ukrainë, ai është duke përdorur trupat ruse në një sfidë edhe më të guximshme.
Udhëheqësit perëndimorë kanë këmbëngulur me vite se Lufta e Ftohtë ka përfunduar dhe se ata nuk kanë interes për gjallërimin e saj. Putini nuk pajtohet.
Zyrtarët perëndimorë mund ta bindin veten se nuk kanë opsione të mira në Ukrainë dhe se nuk mund ta kundërshtojnë Rusinë. Por, nëse veprojnë kështu, udhëheqësi rus mund të perceptojë një mundësi të rrallë për të thyer NATO-n, shkruan gazeta.
Me fitoren në Ukrainë, Putini mund të krijojë bazë për ndërhyrjen ushtarake të Rusisë për të mbrojtur rusët etnikë në Letoni. Ata mund të jenë për të pretekst për agresion.
Por, Putini mund të bëjë llogaritje të gabuara nëse mendon se aleatët e NATO-s nuk do të luftojnë për Letoninë, pasi nuk kanë luftuar për Ukrainën. Ata aleatë mund ta mbrojnë Letoninë sepse është anëtare zyrtare e Aleancës.
Megjithatë, të qëndruarit në shtëpi për Samitin e G8-ës, i planifikuar të mbahet në Soçi në muajin qershor, nuk mjafton. Rreziqet janë të mëdha dhe shtrihen përtej Ukrainës, shkruan Wall Street Journal.