Sot, në orën 7:30, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën Infektive, ka vdekur një paciente 57 vjeçare, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ishte konfirmuar si e infektuar nga gripi H1N1, e njohur si gripi i derrave, viktima ishte nga fshati Brod i Dragashit.
Pacientja ishte shtrirë në Klinikën Infektive me datën 02.03.2014 në orët e mbrëmjes, me pezmatim të rëndë në të dy anët në mushkëri, përderisa më pas ishte dokumentuar prania e virusit H1N1.
Ajo ishte intubuar dhe vendosur në respirator, por përkundër përpjekjeve të stafit shëndetësorë të QKUK-së, nuk arriti të mbijetonte.
Nga data 27 shkurt 2014, deri më sot, nga 57 mostrat e marra për analizë për sëmundjen e gripit, 30 mostra kanë rezultuar pozitive, prej tyre 20 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 11 raste me Influencën e rëndomtë A.
Në Klinikën Infektive momentalisht janë të shtrirë 11 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 dhe janë në terapi me Tamiflu.
Po ashtu, Klinika Infektive është në pritje të rezultateve të analizave për 8 pacientë që aktualisht janë të shtrirë dhe dyshohet se janë prekur me këtë sëmundje.