Rasmussen: Rusia – kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë

Anders Fogh Rasmussen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, tha se Rusia, me aksionet e saj në Ukrainë, po e kërcënon paqen dhe sigurinë në Evropë.

“Ajo që po bënë tash Rusia në Ukrainë është shkelje e parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Është kërcënim për paqen dhe sigurinë në Evropë. Rusia duhet t’i ndalë aktivitetet e veta ushtarake dhe kërcënimet e veta”, tha Anders Fogh Rasmussen sot në Bruksel.

Ai mëtutje, ka theksuar se Ukraina është “fqi dhe partner i çmuar i NATO-s”, dhe ka kërkuar që Rusia “t’i ulë tensionet”.