Gjermania, Franca, Polonia, të shqetësuara për Krimenë

Krime, 28 shkurt 2014.

Gjermania, Franca dhe Polonia kanë thënë se janë “thellësisht të shqetësuara” me zhvillimet në Krime të Ukrainës dhe u kanë bërë thirrje të gjitha palëve që të bëjnë gjithçka të mundur për të ulur tensonet.

Deklarata është bërë nga ministrat e jashtëm të tre vendeve të Bashkimit Evropian.

Tre ministrat kanë luajtur rol të rëndësishëm në negociatat që kanë çuar në nënshkrimin e marrëveshjes midis presidentit të përmbysur, Viktor Yanukovych, dhe opozitës, për t’iu dhënë fund trazirave vdekjeprurëse në Ukrainë.

Yanukovych ka lënë Kievin shumë shpejt pasi ka nënshkruar këtë marrëveshje, e cila ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe qeveri të unitetit.